Viktima Eri Zefi

Kronikë

Identifikohet autori i vrasjes së Eri Zefit, shok me viktimën (EMRI)

30 Tetor 2019, 09:42| Përditesimi: 30 Tetor 2019, 11:40

  • Share

LEZHE- Eri Zefi, 34-vjeçari që u gjet i vrarë në një kanal në Zall Xhuxhë mund të jetë vrarë nga shoku i tij. Policia ka identifikuar një nga autorët të cilët ekzekutuan Eri Zefin më 2 tetor të këtij viti. Ai është Mikel (Gjovalin) Alia, i shpallur tashmë në kërkim.

34-vjeçari  u ekzekutua me 6 plumba, 4 prej të cilëve e kanë kapur në kokë ndërsa 2 të tjerët në gjoks. Në trupin e viktimës u konstatuan shenja dhune  dhe vrasja rezulton të ketë ndodhur gjatë natës pikërisht në vendin ku është gjetur trupi i viktimës. Viktima u gjet i vrarë në një zonë të pyllëzuar 50 metra larg rrugës së Kombit.

Eri Zefi është vëllai i Ndue Zefit, ky i fundit në shkurt të këtij viti ka vrarë fqinjin e tij 45-vjeçarin Martin Ndreca, pas një sherri banal. 

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Populli: 30/10/2019 10:55

    Derisa paska pozuar me arme ne dore tregon se edhe ky paska pase kryer vrasje.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?