Rasti i parë i llojit të ri të COVID është konfirmuar edhe në Republikën e Irlandës.
Pacienti është një mashkull, sipas Qendrës së Mbikëqyrjes së Mbrojtjes së Shëndetit.
I infektuari aktualisht po merr kujdesin e duhur mjekësor. Pacienti u identifikua dhe u testua në përputhje me protokollet e vendosura për hetimin e rasteve të dyshuara të Covid-19.
Ndërkohë, sipas mediave të huaja, për shkak të rastit që është konfirmuar, Irlanda do të marrë masa të rrepta. Duke nisur që nga sot pothuajse i gjithë vendi do të izolohet, masë e cila do të qëndrojë në fuqi deri më 12 janar. Kjo do të bëhet për të frenuar përhapjen e llojit të ri të COVID.
Komente
