Ikën Aleat, krijohet kompania publike ‘IdentiTek’! Prodhimi i pasaportave dhe kartave të identitetit i kthehet shtetit

12 Prill 2023, 10:43| Përditesimi: 12 Prill 2023, 12:29

  • Share

Loina Prifti është drejtuesja e re e cila do të jetë në krye të institucionit që do të prodhojë pasaportat biometrike dhe kartat e identitetit. Ky institucion nuk do të njihet më me emrin "Aleat", por "IdentiTek". Prifti pritet të marrë detyrën e re në datën 1 gusht, datë ku firmës private "Aleat" i përfundon kontrata për prodhimin e dokumenteve biometrike me shtetin shqiptar, të lidhur që në vitin 2008.

Një nga ndryshimet që kjo agjenci do të realizojë sapo të kthehet nën administrimin shtetëror do të jetë ulja e tarifave si për kartat e identitetit dhe pasaportat, por akoma nuk janë përcaktuar pasi janë në diskutim.

Sa i takon logjistikës dhe infrastrukturës mësohet se shoqëria aksionere "IdentiTek" do të mbajë të njëjtat zyra, pajisje dhe punonjës që ka deri më sot "Aleat", përfshirë edhe mbajtjen e lidhjeve me kompaninë "Idemia" në Francë.

Loina Prifti prej vitesh jeton dhe punon në Gjermani ku ka marrë edhe shtetësi gjermane. 35-vjeçarja aktualisht punon në Katedrën e  Informacioneve në Universitetin Teknik të Mynihut dhe merret me inteligjencën artificiale.

Këshilli i Ministrave më 14 shkurt i hapi rrugë krijimit të kompanisë shtetërore për prodhimin e pasaportave dhe kartave të identitetit. Krijimi i kësaj kompanie do t’i kushtojë buxhetit të shtetit 20 000 000 lekë. Aktualisht, shqiptarët, për të prodhuar një pasaportë personale duhet të paguajnë 7,500 për një afat 15 ditor, ndërsa në një afat të përshpejtuar në vetëm 2 apo 3 ditë duhet të paguajnë 18,000 lekë, ndërsa për prodhimin e kartës së identitetit duhen 1,500 lekë.

Kompania shtetërore do ofrojë kundrejt pagesës shërbimin e prodhimit dhe shpërndarjes së:

a) letërnjoftimit elektronik dhe pasaportës biometrike;
b) dokumentit biometrik (leje qëndrimi për të huajt për çdo motiv me përjashtim të lejes provizore dhe humanitare);
c) letërnjoftimit elektronik për personat që kanë përfituar statusin e refugjatit dhe mbrojtje plotësuese;
ç) dokumentit të udhëtimit për personat që kanë përfituar statusin e refugjatit dhe mbrojtje plotësuese;
d) çdo dokumenti tjetër biometrik që lëshon Ministria e Brendshme dhe institucionet në varësi të saj brenda fushës së përgjegjësisë shtetërore si dhe çdo shërbim tjetër në përputhje me qëllimin e krijimit dhe statutin e saj.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sherbimi: 12/04/2023 16:23

    Duhet ulur cmimi dhe te ofrohet sherbimi per njerez me aftesi kufizuara apo te moshuar etj qe sherbimi te kryhet “in place” pra ne vend! Psh nje zonje e moshuar 87 vjec qe jeton ne zone malore te thelle ne Bulqize apo Progonat apo Bënje etj te kete opsion rinovim ID ose pasaporte por ti behet procedura ne zonen e thelle malore ku jeton pra dherbim “in place” apo per raste me aftesi kufizuara , gjithashtu cmimi per procedure normale 15 dite te ulet dhe te kete procedure miniexpres 7 dite dhe fast express 2/3 dite me cmim me te larte ! Nese rritet ky sherbim do ishte nje superarritje dhe parate e fituara i kalojne shtetit ! Urime per iniciativen!

    Përgjigju
  • Pelioni: 12/04/2023 13:15

    Me ligjin e ri që Gjermania ka në proçes miratimi lejon dy shtetësinë,por dhe nësë nuk miraton ndryshimin,askujt qoftë ky shqiptar apo i çdo kombësie tjetër nuk i ndalohet të lërë shtetësinë Gjermane e të marrë shtetësinë që dëshiron ... prandaj mos u shqetësoni ...

    Përgjigju
  • Shqiptar: 12/04/2023 11:03

    Nqs drejtuesja Loina Prifti ka Nenshtetesi Gjermane i vete qe ka humbur nenshtetsine Shqiptare ,nuk e di se sa e lejon legjislacioni Shqiptar qe nje shtetase jo Shqiptare te drejtoj nje institucion kaq te rendesishem!!!

    Përgjigju
    • Pjeter: 12/04/2023 18:49

      Sot ne Shqiperi duhet vullnet i madhe per nje qe eshte dikush jashte saj, te kthehet per te sherbyer ne Shqiperi!!!! Vetem nje drejtesi e drejte i hap rruke mundesive qe Shqiptare e Shqiptarè te nje niveli te larte kulturor,shkencor e profesional te mund te japin kontributin e tyre ne zhvillimin e vendit,me qef e deshire. Te shpresojme qe ne te njejten kohe qe drejtesia te filloje te jae efektet e para pozitive,ata me kurajozet qe kthehen, te mos bien pre e trysnise se madhe korruptive qe egziston ne Shqiperi,shif ate kardiokirurgun Prifti!!,kshte dhe ka nje "CV" te pasur,por nuk u rezistoi dot edhe "xhixhave" nen dore!!!

    • ALEAT 1: 12/04/2023 14:33

      Leket e pasaportave do i mbeten Shqiperise, shume nga intelektualet apo njerezit e afte te Shqiperise jane larguar per nje jete me te mire jashte ku shkelqejne duke marre nenshtetesi te huaj. Ky fakt i nenshtetesise nuk i ben ata shqiptare me te keqinj se llumi politik ne Shqiperine e 33 viteve postkomuniste. Prandaj komenti eshte totalisht i pavend dhe i pabaze. Eshte fat qe njerez te tille pranojne te kthehen ne Shqiperi e te kontribuojne. Apo preferon ndonje puro shqiptar me nenshtetesi si Xhelal Mziu pershembull

    • Aleat: 12/04/2023 12:29

      Shume e sakte!

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?