VIDEO/ 'Më mirë Gjini se Pjerini'! Rithemelimi, këngë për Gjin Gjonin (VIDEO)

27 Prill, 14:16| Përditesimi: 27 Prill, 14:23

  • Share

Pas zgjedhjes si kryetar i Lezhës, ish-gjyqtari Gjin Gjoni, vijon aktivitetin me militantët e foltores në tryezat e mbushura.

Një nga këto, ku nuk ka munguar pija e ushqimi me shumicë, në mesin e çakërqejfit ka nisur edhe kënga, siç ndodh në zijafetet shqiptare.

E në mesin e këngëve, njëra i është kushtuar Gjin Gjonit, ku refreni ishte “më mirë Gjini se Pjerini”, duke ju referuar kryebashkiakut të Lezhës. Kreu i ri i foltores për Lezhës, duket se po i pëlqen statusi i ri, pasi shikohet i qeshur, e i gëzuar.

Gjin Gjoni i hyri politikës me partinë e Berishës, pasi dha dorëheqjen nga drejtësia, duke mos pranuar hyrjen në vetting.

Gjatë kohës kur punonte si gjyqtar, apo edhe anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Gjoni konsiderohej si “gjyqtari me rolex”, që mori shkas nga luksi që tregonte në pamjen e jashtme dhe mënyrën e jetesës. Tema

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Adi: 29/04/2024 06:09

    Mjerë ti o popull, nga kush pret...

    Përgjigju
  • Iris: 28/04/2024 03:29

    Kur pranohen perkrahen,kendohen e votohen nga kjo lloj baze me kete nivel,nuk eshte per t'u cuditur qe dhe ne krye te Shqiperise mund t'i shohesh!

    Përgjigju
  • Futi: 27/04/2024 15:48

    Imagjinoni kta n'kry t'shqypnis!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?