IDF publikon tabelën e komandantëve dhe liderit të vrarë të Hezbollah
Teksa situata në Liban është bërë e paqëndrueshme, pasi Izraeli vijon bombardimet e pandërprera deri në Bejrut dhe kufirin jugor, duke lajmëruar edhe vrasjen e kreut të Hezbollah, Hassan Nasrallah, të tjera lajme jo të mirë vijnë për organizatën.
Përveç kreut të Hezbollahut libanez, Hasan Nasrallah, IDF njoftoi sot (28 Shtator) se u “eliminuan” numri tre i Hezbollahut, Ali Karaki, komandant i organizatës në Libanin jugor dhe oficerë të tjerë të lartë të krahut ushtarak të lëvizjes islamike.
Ushtria izraelite më herët kishte njoftuar edhe vrasjen e disa komandantëve dhe kreut të Njësisë së Raketave të Hezbollah.
Në mëngjesin e sotëm u raportuan 6 të vrarë dhe rreth 200 të plagosur nga bombardimet, por shifrat ndryshojnë nga ora në orë.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Ushtria izraelite: Lideri i Hezbollahut, Nasrallah është vrarë! Netanyahu: I kemi larë hesapet! Izraeli bombardime në reja Bejrut
A.Q/ReportTv.al
![](https://report-tv.al/template/img/antipiracynote.jpg)