Nga bombardimet në Gaza

Bota

IDF s’i ndal sulmet edhe pas vrasjes së 5 gazetarëve, dita nis me 20 viktima në Gaza, shumë prej tyre fëmijë

26 Gusht, 08:43| Përditesimi: 26 Gusht, 10:28

  • Share

1756190760_gaza.JPG

Edhe pse indinjata pas vrasjes së 5 gazetarëve në Rripin e Gazës teksa ndodheshin në krye të detyrës, është e madhe, Izraeli dhe IDF nuk ndalen në bombardimet e tyre të pandërprera, duke e rritur më tej numrin e viktimave.

Pak pas mesnatës në Khan Younis u raportua për 5 të vdekur nga sulmet e ushtrisë izraelite, kurse mëngjesin e sotëm kjo shofër shkoi në 20 viktima dhe pritet të rritet më tej. “Al Jazeera” publikon lajmin, duke cituar burime mjekësore.

Numri i të vdekurve përfshin shtatë persona të vrarë në një shtëpi në qytetin e Gazës dhe gjashtë persona - përfshirë disa fëmijë - të cilët ishin në një tendë pranë Khan Younis, në Rripin jugor. Në këtë të fundit viktima mbetën edhe prindërit e tre fëmijëve të vrarë, në veri të Khan Younis. Në një sulm tjetër në Jabalia, në veri të Gazës, raportoi gjithashtu al-Jazeera, një person u vra dhe disa të tjerë u plagosën.

Ushtria izraelite shprehu "keqardhjen e saj për viktimat që nuk janë përfshirë drejtpërdrejt në konflikt" dhe njoftoo një hetim për bombardimin në Khan Younis ditën e djeshme (25 gusht), i cili vrau më shumë se 20 persona, përfshirë 5 gazetarë. Kombet e Bashkuara reaguan ashpër:

"Spitalet dhe gazetarët nuk janë shënjestra". Gazetarët e vrarë ishin sytë e botës në Gaza dhe punonin për Reuters, NBC, Al Jazeera dhe Associated Press.

Presidenti Trump gjithashtu e dënoi sulmin:

"Nuk jam i lumtur", tha ai mes të tjerash.

Por kjo nuk e ka ndaluar Izraelin që edhe sot të vijojë bombardimet në Gaza dhe të shkaktojë viktima.


Lajmi kryesor:

Lufta në Gaza dhe pengjet, izraelitët sërish në protestë! Bllokojnë rrugët, mblidhen para ambasadës amerikane në Tel Aviv dhe shtëpive të ministrave


A.Q/Xh.D/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Aksidentet e rënda rrugore, a duhen ashpërsuar dënimet në Kodin Penal?