Të paktën 32 persona u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën pas një sulmi izraelit në një shkollë që pret njerëz të zhvendosur në kampin e refugjatëve Nuseirat në Gazën qendrore.
Ushtria izraelite konfirmoi se avionët e saj luftarakë shënjestruan shkollën e Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Ndihmën dhe Punën për Refugjatët Palestinë (UNRWA).
Në shkollën e UNRWA-s, e cila u sulmua nga avionët izraelitë në Nuseirat kishte terroristë të Hamasit dhe Xhihadit Islamik që i përkisnin Forcës Nukhba dhe që morën pjesë në sulmin vrasës më 7 tetor ndaj komuniteteve izraelite.
Këtë e tha zëdhënësi ushtarak i Forcave Mbrojtëse të Izraelit (IDF), duke shtuar se terroristët kishin drejtuar terrorin nga zona e shkollës duke e përdorur atë si strehë.
Para sulmit u morën hapa për të reduktuar rrezikun e dëmtimit të civilëve të papërfshirë, duke përfshirë mbikëqyrjen ajrore dhe informacione të tjera të inteligjencës.