Forcat izraelite në Gaza

Bota

IDF urdhëron evakuimin e Gazës veriore: Lëvizni në jug për sigurinë tuaj!

7 Gusht, 21:27| Përditesimi: 7 Gusht, 21:29

  • Share

Forcat izraelite në Gaza

Zëdhënësi i IDF-së në gjuhën arabe, Kolonel Avichay Adraee, lëshoi një njoftim evakuimi për banorët e lagjeve Daraj-Tuffah në Rripin verior të Gazës.

"IDF vazhdon të operojë me intensitet të madh në të gjitha zonat nga të cilat po hidhen raketa në Izrael ose po zhvillohet aktivitet terrorist. Ata që nuk e kanë lënë ende zonën duhet të evakuohen menjëherë në Al-Mawasi për sigurinë e tyre", shkroi Adraee.

Ky urdhër vjen në kulmin e mbledhjes së Këshillit të Sigurisë nga netanyahu dhe planit për pushtimin e të gjithë Gazës.


Lajmi kryesor:

Netanyahu mban mbledhjen e Këshillit të Sigurisë: Nëse Hamasi pranon kushtet, s'do ta pushtojmë Gazën! Shefi i IDF: Nëse e bëjmë, do jetë vrimë e zezë


A.Q/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A po i liron hapësirat publike aksioni i qeverisë?