VIP & Spektakël

Idris Elba dhe gruaja e tij Sabrina Dhowre bëhen "çifti i parë afrikan" që pozojnë për revistën britanike "Vogue"

6 Qershor 2019, 01:57| Përditesimi: 6 Qershor 2019, 02:03

  • Share

Idris Elba dhe gruaja e tij Sabrina Dhowre kanë thënë se janë "krenarë" për t'u paraqitur si "çifti i parë afrikan" në kopertinën e "Vogue" britanike.

Të dy Elba dhe Dhowre postuan fotot e dasmës në faqet e tyre në Instagram.

Çifti zgjodhi të martohej në Marrakesh, Marok, pasi të dy i kanë familjet nga Afrika, sipas Vogue.

Duke folur në një intervistë me kryeredaktorin e revistës Edward Enniful, i cili ishte një mysafir në dasmën e tyre në prill, Elba foli për dashurinë e tij për Dhowre, duke thënë se ata u bënë "të pandashëm" me njëri tjetrin

Ai tha se kjo është martesa e dytë dhe nuk ishte diçka që e kishte kërkuar përsëri.

"Ju e dini, unë jam 47 vjeç këtë vit, kam qenë i martuar dhe kam jetuar një jetë të plotë përpara se të takoja Sabrinën. "Nuk ishte diçka që unë doja të bëja, të martohesha përsëri ... Por ..."

Megjithatë, kur Elba u takua me Dhowre në Vankuver në vitin 2017, ndërsa po filmonte me Kate Winslet, u shpreh se ishte "dashuri me shikim të parë".

Çifti shfaqet në kopertinën e revistës në mujin në korrik.

Elba e propozoi Dhowre në shfaqjen e filmit "Yardie" në shkurt të vitit të kaluar.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Pse sipas jush vonohet kaq shumë procesi i numërimit: