Sinan Idrizi, administratori i klubit vlonjat, Flamurtarit

Idrizi: Shoqata e Arbitrave, a ka koment për pjesëtarin e vet? S’merrem me burracakë

7 Maj 2018, 17:02| Përditesimi: 7 Maj 2018, 17:08

  • Share

Sinan Idrizi, administratori i klubit vlonjat të futbollit, ka folur sot për “Telesport”, duke u ndalur te deklarata e Shoqata së Arbitrave Shqiptarë dhe te festa e organizuar për përcjelljen e sulmuesit brazilian, Danilo Alves.

Mes të tjerash, ai ka nënvizuar:

“Kjo shoqata paska kërkuar dënim të Flamurtarit, por jo vetëm nga ana sportive? Nëse Flamurtari ka bërë një akt të dënueshëm, le të dënohet.

Po për ata që arbitrojnë, ka ndonjë koment kjo shoqata? A ka koment për pjesëtarin apo pjesëtarët e vet? Me këta nuk ia vlen të merresh.

Çudia më e madhe është se ky soj njerëzish nuk presin as reagimin e policisë së shtetit, por dalin me përfundime të njëanshme. Për ta zgjidhur këtë situatë, janë kamerat e “Supersportit”, që kanë xhiruar çdo gjë në hyrje të korridorit.

Meqë kamerat tona në atë moment nuk kanë qenë në regjistrim, të shihen pamjet televizive të “Supersport”, platformës televizive në të cilën presidenti i FSHF-së është aksioner.

Ju lutem, na ndihmoni me pamjet vizive, të zgjidhim çdo gjë. Gjyqtarë ka pozuar sot pa fasho, duke treguar plagën mbi sy? Unë nuk merrem me burracakë.

Sinan Idrizi, administratori i klubit vlonjat

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?