Foto ilustruese

IFFHS/ Besojeni ose jo, Partizani lë pas Chelsean në renditjen botërore të klubeve

25 Janar, 15:38| Përditesimi: 25 Janar, 15:41

  • Share

Instituti Botëror i Historisë dhe Statistikave në Sport (IFFHS) ka publikuar së fundmi edhe renditjen e klubeve të futbollit për vitin kalendarik 2023. Ajo që bie në sy është se Partizani, kampion në fuqi i Shqipërisë, ka lënë pas një klub si Chelsea që shpenzon miliona euro dhe ka fituar edhe Champions League.

Në bazë të paraqitjeve në Evropë, IFFHS i ka dhënë 87,75 pikë Partizanit, ndërsa të kuqtë mbajnë vendin e 201 në botë si klub. Chelsea me 86 pikë pozicionohet i 204 në botë.

Në Superligë bie në sy se "Demat" janë skuadra më e mirë në Shqipëri në këtë renditje, duke lënë pas emra si Vllaznia (519) apo Tirana (326). Egnatia mban pozitën e 353 dhe Teuta vendin e 646.

Renditja e Partizanit dhe Chelseat

Sa i takon kreut, kjo nuk ka dyshime. Për vitin kalendarik 2023 është Manchester City klubi më i mirë në botë, ndjekur nga Real Madridi dhe Interi. Më pas është Al Ahly i Egjiptit që bën mirë në Lindjen e Mesme. Nga Italia surprizon Fiorentina në vendin e tetë dhe Roma në të 12. Juventusi dhe Napoli janë jashtë "top 20".

Renditja e kreut sipas IFFHS

 

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?