Igli Cara në ‘Pa Protokoll’: Më 14 maj në Durrës do të vijë ndryshimi! Kandidatja e PD-së në Vaun e Dejës: Demokratët do bojkotojnë partitë e majta

12 Maj 2023, 22:37| Përditesimi: 13 Maj 2023, 07:41

  • Share

Kandidati i koalicionit Berisha-Meta për Durrësin, Igli Cara thotë se me 14 maj në këtë qytet do të vijë ndryshimi. Në një intervistë për emisionin ‘Pa Protokoll’, në Report Tv, Cara u shpreh se ka bërë një fushatë pozitiviste e shtoi edhe se fakti që Rama ka qenë sot në Durrës, tregon ankthin që ka qeverisja lokale.

‘Jemi në një linjë që vota e qytetarëve të Durrësit do të jetë e mbrojtur, me 14 maj do të ketë një ndryshim në qytetin e Durrësit. Kam bërë fushatë pozitiviste. Kam zgjedhur këtë mënyrë dhe besoj është më e mira! Nuk mund tu përgjigjemi me të njëjtën armë atyre që bëjnë të njëjtën gjë. Fakti që Rama erdhi sot në Durrës për të bërë mbylljen dhe faktin që erdhën autobusë tregon ankthin që ka qeverisja lokale. Ndryshimi do të vijnë në Durrës dhe për këtë jam i sigurt. Më 14 maj të gjithë të jenë pranë kutive. Nuk bëhet fjalë vetëm për qytetarët e Durrësit, por Durrësit do të një ndryshimin, më 15 maj ndryshimi do të vij në Durrës.’- tha Cara.

Cara u shpreh se në Durrës, Rama e ka kthyer betejën tërësisht politike e theksoi se kryesocialisti nuk pranon që të ballafaqohet në lidhje me premtimet.

‘Rama duke parë këtë se çfarë ka ndodhur në Durrës është munduar që ta kthejë tërësisht politike. Në çdo cep të Durrësit kemi foto të Ramës më shumë se të Cakës. Ramën e kemi parë shpesh se diku i bën fushata me daulle dhe diku me kërcim por nuk pranon kurrë që të ballafaqohet në pyetje në lidhje me premtimet.’- u shpreh Cara.

E ftuar ishte edhe kandidatja e PD-së për bashkinë e Vaut të Dejës, Klomentina Drini. Drini tha se në atë zonë nuk votohet kurrë Ilir Meta apo Edi Rama.

‘Kam mbas vetes të gjithë rininë e Vaut të Dejës! Demokratët do të bojkotojnë partitë e majta. Është zonë e djathtë që nuk voton as Ilir Metën dhe as Edi Ramën! Do të denoncoj çdo lloj afere nëse do bëhet në bashki, ta harrojnë që do të gazojnë bashkinë dhe të vjedhin. Po u shkelin çdo ditë me këmbë dinjitetin e tyre.’- u shpreh Drini.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?