Igli Hasani: Ministri i Jashtëm turk në janar do të vizitojë Tiranën

28 Dhjetor 2023, 11:08| Përditesimi: 28 Dhjetor 2023, 11:09

  • Share

1703754846_igli.jpg

Kryediplomati shqiptar, Igli Hasani në një konferencë për mediat ku bëri bilancin e vitit 2023, u pyet edhe për raportin e Shqipërisë me Turqinë. Hasani tha se në janar të vitit që vjen në Tiranë do të vijë për vizitë zyrtare ministri i jashtëm turk.

‘Marrëdhëniet me qeverinë turke janë një histori suksesi. Për këtë ne mburremi se kemi arritur një nivel të tillë bashkëpunimi. Në fund të muajit janar ministri i Jashtëm turk do të vizitojë Tiranën.’, përfundoi ai.

M.Q./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?