Igli Tare

Sport

Igli Tare: Ardon Jashari do që të bashkohet me Milanin, oferta jonë është shumë e mirë

7 Korrik, 16:00| Përditesimi: 7 Korrik, 16:01

  • Share


Drejtori sportiv i Milanit, Igli Tare foli për mediet në prezantimin e trajnerit Max Allegri. Tare tha se Ardon Jashari dëshiron të jetë pjesë e kuqezinjve dhe se oferta për Club Brugge është shumë e mirë.

“Dua të shfrytëzoj këtë mundësi për të falënderuar Alegrin dhe stafin e tij për entuziazmin që sollën në fillimin e kësaj aventure të re. Ardhja e tij në Milano u pranua menjëherë, ne pamë tek ai një figurë të rëndësishme që do të sjellë përvojë, ide të qarta dhe mbi të gjitha një mentalitet fituesi në ekip.

Ardon Jashari i Brugge?

Nuk mendoj se është e përshtatshme të flasim për këtë në një konferencë për tregun e transferimeve. Është një situatë që ju e dini tashmë dhe për të cilën ne interesohemi, fakti që ai mund të vijë në Milan. Ky është vullneti i tij, të luajë për këtë ekip.

Por në këtë kohë duhet të respektojmë dinamikën e një klubi tjetër me të cilin ai është nën kontratë. Ne besojmë se kemi bërë një ofertë të shkëlqyer, gjithashtu në respekt të historisë së klubit dhe futbollit belg. Shpresoj që historia të përfundojë me një fund të lumtur për Milanin dhe për lojtarin”, tha Tare.


Lajmi kryesor:

Milani nis nga puna, Allegri hap zemrën: Fola një orë me Igli Taren, ai më bindi për t'u kthyer


S.Dh/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Nis aksioni për lirimin e hapësirave publike, si e vlerësoni?