Sport

Igli Tare feston ditëlindjen, Rama: Dua të shoh te Juve, por kam frikë se do ikësh te Milani

25 Korrik 2020, 11:00| Përditesimi: 25 Korrik 2020, 12:10

  • Share

Igli Tare sot feston ditëlindjen e 47-të. Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në Facebook i ka bërë një urim special ish-lojtarit të ekipit kombëtar të futbollit, sot drejtor sportiv i Lacios në kampionatin italian të futbollit. Në mesazhin e urimit, Edi Rama si tifoz bardhezi, shpreh edhe një dëshirë, që një ditë Taren ta shkojë në krye të Juventusit.

"EDHE100! IGLI TARE është padyshim shqiptari më i suksesshëm në skenën e futbollit europian. Më kujtohet shumë vite më parë silueta e tij, kur ne të Dinamos dilnim për vrap në ish-fushën e Aviacionit, ku bashkë me të vëllain Auronin, dy kalamajtë kolosë e "kokëlakër", i nështroheshin stërvitjeve të pamëshirshme të të atit, mjeshtrit të sportit e dikur kolosit kampion të hedhjes së diskut, Isa Tare, i cili u kishte imponuar djemve një regjim stërvitjesh që do ta kishin zili edhe marinsat amerikanë.

Auroni arriti në skuadrën e parë të të kuqve të pathyeshëm që nën udhëheqjen Gaz Çaçit, vendosën diktaturën në parketin e basketbollit shqiptar për vite me radhë, ndërsa Igli pasi veshi fanellën e shpresave kuqezi, mori arratinë drejt Bundesligës, ku arriti të bënte emrin e tij, për t'u zhvendosur më pas në Serie A tek skuadra e Lazios. Presidentit Lotito i ra bixha me kolosin shqiptar, që jashtë fushës së blertë spikaste me stofën e liderit dhe i besoi as më shumë e as më pak, po çelësin e zyrës së drejtorit teknik të armiqve të Romës.

Nën drejtimin e Igli Tares Lazio u kthye në një armatë mbresëlënëse, e cila ka një bilanc të pabesueshëm mes shpenzimeve shumë më të ulëta se sa klubet elitare të Serisë A dhe vendit që ka zënë në klubin e të mëdhenjve të futbollit italian. Sot Igli është aseti më i kushtueshëm i Lazios dhe në ditën e tij të lindjes, i uroj të ketë edhe 100 vjet shëndet e sukses, duke uruar njëkohësisht që një ditë ta shoh në krye të Juventusit (jo të Milanit siç kam frikë se do ndodhë. Të rrallë" shkruan ai.

Komento

Komente

  • Toni: 27/07/2020 14:17

    Edhe 100 bosi

    Përgjigju
  • Hajdari: 26/07/2020 06:52

    Igli te behet 100vjec. Kam respekt per te dhe si lojtar dhe si drejtues por mbush me shume, jo 47. Kjo eshte taktika e ish drejtuesve te federates te fillimit te viteve 90. Besnik Cela me lepiresit e vet.

    Përgjigju
  • Niku: 25/07/2020 14:33

    Urime Igli sa me shume suksese..,Na nderon si shqiptare..

    Përgjigju
    • Hajdari: 26/07/2020 06:55

      Me shume gjasa Igli mbush 49 ose 50 vjec.

  • Sondazhi i ditës:

    Çfarë prisni në vitin 2025?