Ardon Jashari

Sport

Igli Tare heq dorë nga Ardon Jashari? Adams i Bournemouth del në plan të parë te Milani

24 Korrik, 15:03| Përditesimi: 24 Korrik, 15:04

  • Share

Ardon Jashari ka rifilluar stërvitjen me Club Brugge (megjithëse veçmas), por vazhdon të kërkojë një transferim te Milani, paçka se belgët nuk po binden nga 36 mln eurot o ofruara. Pa një mbështetje financiare të re nga Milani, gjithçka mbetet e bllokuar; pavarësisht marrëveshjes me lojtarin. Milani nuk dëshiron të ofrojë asnjë cent më shumë.

Ndërsa ditët kalojnë, Massimiliano Allegri pret përforcime. Për këtë arsye Igli Tare ka filluar të vlerësojë alternativat për mesfushën. Siç raporton 'Tuttosport', emri më intrigues është Tyler Adams i Bournemouth; një mesfushor i besueshëm, por edhe i aftë të veprojë si mesfushor qendror dhe tashmë një lojtar kyç për ekipin kombëtar të SHBA-së. Vlera e tij është e ngjashme me atë të Jasharit dhe Javi Guerrës (të kërkuar nga Manchester United) midis 25 dhe 30 milionë euro.

Në krahun e djathtë, Milani po shqyrton dy mundësi; Guela Doue, të cilin Strasburgu po e bllokon dhe Uilfried Singo, një emër që po fiton terren. Në krahun e majtë, Pervis Estupinan është zyrtarizuar tashmë. Al-Ittihad ka treguar interes për Bennacer, ndërsa Sassuolo dhe Torino janë të interesuar për Adli. Milani po punon edhe për largimet, para se të bëjë afrime.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sigurim i detyrueshëm i banesave ose s’merr shërbim nga shteti, si ju duket?