Igli Tare

Igli Tare kërkon rikthimin në punë: Kjo është blerja më e 'goditur' deri tani në Serie A

23 Korrik, 16:27| Përditesimi: 23 Korrik, 16:29

  • Share

Igli Tare ishte i ftuar në “Sky Sport TG 24” në emisionin dedikuar transferimeve të lojtarëve.

Për ish-drejtorin sportiv të Lazios, goditjen më të rëndësishme deri më tani e ka bërë Juventusi me afrimin e Kerpen Thuram. Sipas Igli Tares, mesfushori francez do të jetë “surpriza e kampioantit italian”.

Në lidhjen e bërë nga Tirana, Tare tregoi diçka më shumë rreth së ardhmes ku pranoi se i mungon shumë puna e përditshme, të cilën ka bërë për shumë vite në Romë.

“Kur do të kthehem? Është një pyetje e bukur, por as unë nuk e di të jap një përgjigje të saktë. Dëshira sigurisht që nuk më mungon, por nga ana tjetër nuk dua që të sforcoj gjërat pasi po pres për një projekt të rëndësishëm. Një projekt, i cili të më motivojë. Dëshira është e madhe që të rikthehem”, tha Tare.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?