Igli Tare

Sport

Igli Tare larg Milanit, dështon takimi i dytë mes tij dhe Furlanit

25 Prill, 10:37| Përditesimi: 25 Prill, 10:41

  • Share

ROMË - Nuk ka "tym të bardhë" mes Igli Tares dhe Milanit për rolin e Drejtorit Sportiv të kuqezinjve. Pas takimit të parë që u duk i suksesshëm, të enjte në Romë u mbajt një takim i dytë mes palëve dhe "TuttoMercato" bën me dije se asnjë marrëveshje nuk është arritur, ndërsa Giorgio Furlani (CEO i Milan) duket se ka hequr dorë nga profili i "bjondit" shqiptar, pasi pëlqen më shumë drejtorin e Atalantës, Tony D'Amico.

Milan dhe drejtori i Atalantës

Duket se gjasat që Milani të arrijë te Tony D'Amico janë shumë të vogla. Drejtori sportiv tashmë po punon për lëvizjet e sezonit të ardhshëm dhe është shumë i fokusuar në përcaktimin e objektivave të transferimit, në bashkëpunim me John Murtough, dikur i Manchester United, i cili do të raportojë drejtpërdrejt te D'Amico. Ai ka një kontratë që skadon në 2027, e nënshkruar vetëm verën e kaluar. Ndaj, sa i përket largimit, vetëm ndërmjetësimi i pronarëve mund të jepte dritën jeshile.

Igli Tare

Shqiptari për sezonin e dytë është pa punë, fill pas largimit nga Lazio, post të cilin e mbajti për 15 vite. Nëse takimi i parë mes Tares dhe Furlanit shkoi mirë dhe një takim i dytë u caktua dhe u krye, palët për momentin duken në rrugë të ndara, të paktën sipas medieve në Itali.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni tek strategjia e SPAK për parandalimin e krimeve zgjedhore?