Igli Tare dhe Max Allegri

Sport

Max Allegri i thotë 'po' Milanit, kontrata do jetë tre vjeçare! Tare bën rikthimin e bujshëm

29 Maj, 11:12| Përditesimi: 29 Maj, 12:42

  • Share

Massimiliano Allegri është trajneri i ri i Milanit. Kështu shkruan 'SportMediaset' duke konfirmuar se Igli Tare ia ka dalë që të rikthejë në ekip pas 11 vitesh trajnerin livornez.

Sulmi i shpejtë nga drejtori i ri sportiv ishte i suksesshëm dhe trajneri i tha 'po' disa orë më parë ofertës nga 'Djajtë' që mbërriti të mërkurën në mbrëmje. Marrëveshja është tre vjeçare me vlerë 5 milionë euro në sezon plus dy bonuse.

Për Allegrin ky është një rikthim në 'Milanello', ku ai drejtoi nga vera e vitit 2010 deri në janar të vitit 2014. Milan kapërcen konkurrencën nga Napoli, i cili e kishte marrë në konsideratë trajnerin në rast të largimit të Antonio Contes.

Pasi u shkarkua nga Juventusi dhe mori një pushim (disi të gjatë, 12 muaj), Allegri është gati të kthehet në stol dhe për të do të jetë një kthim në të kaluarën për një nga sfidat më të vështira të karrierës së tij, për të ringjallur një ekip që vjen nga një prej sezoneve më të këqija të kohëve të fundit. Por Allegri e ka provuar se di të fitojë trofe me Milanin (Serie A në 2010-11).

Trajneri toskan, i cili merr drejtimin e ekipit nga Sergio Conceiçao, do të kthehet në 'Milanello' pas 11 vitesh. Në përvojën e tij të parë me kuqezinjtë, Max ka pasur 178 paraqitje (91 fitore, 49 barazime, 38 humbje, 303 gola të shënuar dhe 178 të pësuar), duke fituar një titull kampion të Serie A (2010-2011) dhe një Superkupë Italiane (2011).

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Kuvendi, si e vlerësoni punën e legjislaturës që po mbyllet?