Igli Tare po kërkon të bëjë një tjetër goditje të madhe te Milani dhe pas afrimit të trajnerit Massimiliano Allegri, drejtori shqiptar ka një ide "të çmendur" për të afruar në Milano një emër si Luka Modric.
39-vjeçari i dha lamtumirën "Bernabeut" dhe pas Kupës së Botës për Klube do i japë lamtumirën edhe Real Madridit duke qenë një lojtar i lirë në treg. Me idenë për të qenë gati për Kupën e Botës 2026 me Kroacinë, mesfushori legjendar nuk e ka fshehur asnjëherë dashurinë për të veshur fanellën e Milanit, njëjtë si idhulli i tij Zvonimir Boban.
Për momentin është e qartë se nuk ka negociata në zhvillim e sipër, edhe sepse Modric nuk po nxitohet të vendosë dhe do ta flasë këtë me familjen e tij. Së pari është Kupa e Botës për Klube, angazhimi i fundit i një karriere legjendare me Real Madridin, pastaj do të mendojë për të ardhmen dhe për përvojën e fundit të karrierës së tij.
Modric, në prag të 40 viteve mbi shpinë, mund të vendosë me zemër duke shkuar të luajë për ekipin që e ka mbështetur që nga fëmijëria.
??⚫️ EXCL: AC Milan new director Igli Tare dreams of bringing Luka Modrić to the club.
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) June 2, 2025
He’s one of the names mentioned in initial internal talks.
Modrić received several approaches from clubs all over the world since leaving Real Madrid, not in a rush to pick his next club. pic.twitter.com/HHe7Bsg54h
Komente
