Igli Tare

Igli Tare merr çmimin 'Drejtori më i mirë' në Itali! E ardhmja? Di shumë gjuhë të huaja, më pëlqen De Rossi

7 Maj, 10:05| Përditesimi: 7 Maj, 10:12

  • Share

Igli Tare u vlerësua me çmimin si "Drejtori më i mirë sportiv" i sezonit të shkuar në Itali, në ceremoninë "Gran Gala Calcio" që u zhvillua mbrëmjen e së hënës në vendin fqinj. Shqiptari që për 15 vite ishte pjesë e Lazios ende nuk e ka një punë, kjo pas largimit nga klubi i Serie A verën e 2023. Nga pushimet, e ardhmja e deri te analiza e disa lëvizjeve në futbollin e Italisë, Tare kërkon një projekt të ri ambicioz për të filluar sërish punën e drejtorit sportiv.

"Lazio? Nuk mendoj se rezultatet e Lazios kanë lidhje me largimin tim, vitin e kaluar e merituam vendin e dytë. Por, nuk erdhi si një e papritur pasi për ato rezultate ishte punuar shumë nga drejtuesit dhe trajnerët. Unë i uroj Lazios që të ketë një të ardhme edhe më të ndritur.

Periudha pushim - E kisha menduar prej kohësh dhe e kisha biseduar edhe me president Lotiton. Të bën mirë, i sheh gjërat nga një tjetër këndvështrim dhe mbi të gjitha ke më shumë kohë për familjen. Jam gati t’i rikthehem sërish detyrave, do të mbetem gjithnjë i lidhur me Lazion, por dua një rrugëtim tjetër.

E ardhmja - Kam dëgjuar që flitet për rikthimin te Lazio, por unë nuk i besoj rikthimeve. Rrugët janë të ndara dhe klubi ka bërë zgjedhje të tjera. Nuk do të kthehem aty në të ardhmen e afërt. Pastaj sa i takon klubit të radhës, kam fatin që flas shumë gjuhë dhe dua një projekt që të më intrigojë.

Napoli - Nuk ka pasur kurrë ndonjë qasje nga Napoli ndaj meje. Kanë qenë gjithmonë thashetheme të pabaza, por nuk ka pasur kurrë ndonjë kontakt të vërtetë.

A ju pëlqen puna e De Rossit te Roma? Shumë, por jo vetëm si trajner por edhe si njeri. Ai është një person, një djalë që e respektoj shumë dhe kemi një marrëdhënie të shkëlqyer. Mendoj se ai do të ketë një karrierë të shkëlqyer sepse është gjithashtu një person që ka shumë karizëm", tha Tare.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • KASAP REXHEP BULE LEKA [ KEPI ]: 08/05/2024 16:41

    Igli Tare burr serjoz e burr i zgjuar e njeri korekt. Por sa i përket gjuve tē huaja kanpjon mbaj un Rexhep Leka se flas 15 gjuh të huaja.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?