Tare dhe Di Biagio në Korçë

Igli Tare merr ish-trajnerin e Italisë në Korçë, mbajnë shënime në Skënderbeu - Dinamo

24 Korrik 2023, 12:02
  • Share

Skënderbeu dhe Dinamo barazuan dje 1-1 në një test miqësor të zhvilluar në stadiumin e Korçës. Përpara nisjes së sezonit, të dyja skuadrat që u rikthyen në Superligë matën forcat mes tyre, me përballjen që u mbyll në barazim.

Dennison në minutën 14-të kaloi miqtë në avantazh, teksa Prençi në minutën e fundit të ndeshjes vendosi ekuilibrat. Si Mehmeti dhe Gvozdenovic panë më nga afër formën e lojtarëve, me "Blutë" që po përgatiten në Pogradec për sezonin e ri.

Prezent në stadiumin "Skënderbeu" në Korçë pasditen e djeshme ishte edhe Igli Tare. Ish-drejtori sportiv i Lazios shoqërohej nga Luigi Di Biagio. Ish-trajneri i Italisë U-21 po mbante shënime gjatë ndeshjes, teksa nuk dihet saktësisht prezenca e tij.

Edhe disa javë më parë Igli Tare u shfaq në "Air Albania", ku pa përballjen mes Partizanit dhe BATE Borisov për turin e I të Champions League. I ndodhur me pushime në Shqipëri dhe pa një pozicion në asnjë klub evropian, Tare së fundmi takoi në jug të Shqipërisë presidentin e Chelsea, çka u aludua për një kalim të tij në Premier League.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?