Igli Tare

Igli Tare në bisedime me dy klube të Premier League

12 Prill, 14:42
  • Share

Igli Tare, ish-drejtori sportiv i Lazios është prej muajsh i papunë dhe po sheh mundësitë për një klub të ri. Tanimë e ardhmja e tij lidhet me top-klubet evropiane. Së fundmi "Panorama Sport" e lidh shqiptarin me një kalim te Chelsea apo Tottenham.

Shtypi i shkruar shkon më tej kur thotë se Tare është duke folur me pronarët e të dyja klubeve. Kujtojmë se Tare dhe pronari i Chelseas, Toddy Bohey kanë një miqësi të ngushtë, aq sa verën e kaluar manjati amerikan ishte në jug të Shqipërisë për pushime, i shoqëruar nga Tare.

Ishte fundi i sezonit të kaluar kur Tare u largua nga Lazio pas 15 vitesh në rolin e drejtorit sportiv dhe drejtuesi shqiptar po sheh një klub me ambicie.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?