Igli Tare

Sport

Igli Tare: Po punojmë për dy sulmues nga Premier League, në listë kam edhe Vlahovic

18 Gusht, 15:57| Përditesimi: 18 Gusht, 15:59

  • Share

Milani është në kërkim të një sulmuesi. Drejtori sportiv, Igli Tare, ka konfirmuar se ai është në bisedime me disa emra, mes të cilëve edhe serbi i Juventusit, Dusan Vlahovic. 'Zonja e Vjetër' i ka kërkuar sulmuesit largimin, por ai pret ende një mundësi në Torino. Veç golave të munguar, te Juvja kërkojnë të ulin edhe buxhetin, duke ditur se Vlahovic paguhet 12 milionë euro në sezon. Tare e ka në listë, kjo duke u konsultuar me Max Allegrin, trajnerin që më parë e ka pasur te Juvja. Hojlund i Manchester United dhe Nicolas Jackson i Chelsea janë aty.

“Hojlund është një mundësi e mirë për ne. Po e vlerësojmë këto ditë, por tregu i transferimeve është i paparashikueshëm. E dimë që duhet të ndërhyjmë në atë pozicion dhe lojtari që do të vijë duhet të sjellë diçka shtesë në këtë grup", tha Tare për 'Sportmediaset'.

Tare gjithashtu pranoi interesin për Dusan Vlahovic: “Ky është gjithashtu një opsion, një sulmues duhet të vijë.”

Një tjetër pistë e hapur mbetet ajo e Nicolas Jackson të Chelseat. Trajneri i 'Bluve', Enzo Maresca, ka pranuar se lojtari mund të largohet, ndërsa sipas Tares, kontaktet me agjentin e sulmuesit senegalez tashmë janë bërë.

Ndryshe nga sulmi, mesfusha është rinovuar ndjeshëm. “Prioriteti i projektit tonë ishte të punonim në mesfushë, sepse Milani duhet të dominojë ndeshjet dhe t’i fitojë ato. Me mbërritjen e Jasharit, Modricit dhe Riccit, niveli është rritur”, vijoi Tare.

Për Luka Modric, legjendën kroate të këtij sporti, drejtori sportiv i kuqezinjve nuk i fshehu emocionet. 

“Modric ishte tifoz i Milanit që fëmijë. Dy fëmijë që mbështesnin Milanin u takuan. E kuptova menjëherë mënyrën e tij të të menduarit. Ardhja e tij është një vlerë e shtuar për këtë ekip”, tregoi Tare.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se takimet e Trump me Putin e Zelenskyn do sjellin paqen në Ukrainë?