Igli Tare është kandidati më serioz për të marrë postin e Drejtorit Sportiv të Milanit. "Bjondi" shqiptar dhe CEO i Milanit, Giorgio Furlani, u takuan në Romë për afro gjashtë orë dhe duket se palët janë pranë marrëveshjes finale.
Nëse Tare merr këtë detyrë atëherë për rolin e trajnerit është gati Massimiliano Allegri, ndërsa i lakuar është edhe Vincenzo Italiano i Bolognas. Veç këtyre detajeve, mediet në Itali kanë bërë një listë me lëvizjet më të bujshme të Igli Tares si Drejtori Sportiv i Lazios në 15 vite.
Cilat janë disa nga afrimet e bujshme të Tares te Lazio:
Milinkovic-Savic: U bashkua me Lazion si një i panjohur për 12 milionë euro nga Genk, por serbi u bë ndër mesfushorët më të mirë në Serie A dhe pas shumë sezonesh u shit për 40 mln euro te Al-Hilal.
Srefan De Vrij: U ble për 7 mln euro te Feyenoord dhe pas shumë sezonesh me kontribute te Lazio, u largua për te Interi falas, por vlera e tij në treg ishte 40 mln euro.
Miroslav Klose: Tare e afroi në fundin e karrierës, por legjenda gjermane shkëlqeu në Serie A.
Lucas Biglia, Antonio Candreva, Stephan Lichtsteiner, Senad Lulic, Felipe Anderson, Hernandes, Joaquin Correa, Ciro Immobile, Luis Alberto, Keita Balde apo edhe Mauro Zarate, janë disa nga emrat e spikatur që Tare ka afruar te Lazio.
Komente
