MILANO, Itali - Igli Tare është në ditët e fundit për të kompletuar Milanin e sezonit të ri. Kuqezinjtë janë në prag të finalizimit të marrëveshjes për Victor Boniface, por marrëveshja nuk do të ndikojë menjëherë në arkën e kuqezinjve. Sulmuesi nigerian do të vijë nga Bayer Leverkusen në huazim me një opsion blerjeje, një marrëveshje që do të shtyjë shpenzimet aktuale financiare deri verën e ardhshme, kur Igli Tare do të vendosë nëse do ta konfirmojë investimin.
Ky vendim i lejon drejtorit sportiv të ruajë disa liri veprimi në këtë pjesë të fundit të afatit kalimtar, duke kompletuar kështu skuadrën në dispozicion të Massimiliano Allegrit. Agjenti i Boniface sot mbërriti në Milano për të diskutuar nga pranë detajet e marrëveshjes për 24-vjeçarin, para se ai të hedhë të 'zezën mbi të bardhë'.
Mbrojtja dhe Berat Gjimshiti
I vetmi repart që mund të ketë nevojë për një shtesë të fundit është mbrojtja qendrore te Milani. Allegri ka treguar fleksibilitet të madh, duke kaluar nga formacioni 3-5-2 në atë 4-3-3, duke përfituar nga shkathtësia e Tomorit edhe si mbrojtës i djathtë, por numrat mbeten të kufizuar. Përveç anglezit, trajneri mund të mbështetet te Gabbia, Pavlovic, De Uinter dhe të rinjtë Athekame dhe Bartesaghi, të cilët janë më të përshtatshëm për rolin e mbrojtësit të krahut.
Për këtë arsye, Tare ka në listë Caleb Okolin, një qendërmbrojtës të lindur në Leicester City në vitin 2001, me një vlerë midis 10 dhe 15 milionë euro. Lojtarë më me përvojë janë gjithashtu në garë. Kim Min-jae i Bayern Munich, i cili u kërkua në qershor, por u pengua nga një pagë vjetore prej 8 milionë euro, Andreas Christensen i Barcelonës (shqetësimet e të cilit për gjendjen fizike janë të mëdha) dhe Jakub Kiwior i Arsenalit, megjithëse 'Topçinjtë' nuk po e bëjnë marrëveshjen më të lehtë.
Së fundmi, opsioni 'italian' mbetet Berat Gjimshiti i Atalantës, një mbrojtës i besueshëm, tashmë i mësuar të luajë në një mbrojtje me tre lojtarë në Serie A. Kapiteni i Kombëtares shqiptare ka edhe një vit kontratë me Atalantën dhe vlen 6 milionë euro, por bergamaskët mund të binden edhe për më pak duke qenë se ende nuk është marrë "ok" për rinovimin.
Komente

Po Morì Milan edhe Gjinshitin kam frike se Milan e mori scudetto 2025-2026 ! Na mahniti me keto levizje bravo bravo ! Milan ka super skuader portier fantastik
Përgjigju