Granit Xhaka dhe Igli Tare

Sport

Igli Tare udhëton në Gjermani, merr miratimin e Granitit! Milani bën ofertën e parë për shqiptarin

18 Qershor, 09:00| Përditesimi: 18 Qershor, 09:19

  • Share

Milani ka vendosur ta bëjë Granit Xhakën objektivin kryesor për repartin e mesfushës në këtë merkato vere. Sipas raportimeve të mediave italiane, drejtori sportiv i kuqezinjve, Igli Tare, ka udhëtuar ditën e djeshme drejt Gjermanisë për të zhvilluar bisedime të drejtpërdrejta me menaxherët dhe vetë Xhakën. Mesfushori duket se ka dhënë miratimin për të lënë Leverkusen këtë verë dhe për t'u bashkuar me Milanin. 10 milionë euro është oferta e parë.

Tare ka zgjedhur një qasje personale në këtë operacion, duke dashur të bindë si Xhakën, ashtu edhe përfaqësuesit e tij për projektin e Milanit. Mesfushori 31-vjeçar është aktualisht nën kontratë me Bayer Leverkusen, ku ishte një nga pikat kyçe në suksesin e jashtëzakonshëm të ekipit sezonin e kaluar.

Por operacioni nuk është aspak i lehtë. Leverkusen nuk ka ndërmend të dorëzohet lehtë, sidomos në një verë ku ka humbur tashmë emra të rëndësishëm si trajnerin Xabi Alonso, Jonathan Tah, Jeremie Frimpong dhe Florian Wirtz. Largimi i Xhakës do të komplikonte më tej punën e drejtorit sportiv Simon Rolfes, i cili tashmë ndodhet nën presion për të gjetur zëvendësues të denjë në një kohë të shkurtër.

Për momentin, Milani po mat hapat me kujdes, por praninë e Tares në Gjermani mediat e shohin si sinjal të qartë se kuqezinjtë janë gati të shtyjnë fort për të siguruar shërbimet e Xhakës. Ndërsa merkatoja sapo ka nisur, pritet që ditët në vijim të jenë vendimtare për të ardhmen e mesfushorit shqiptar. Te Milani mesi i fushës projektohet me Xhakën dhe Luka Modric.

RASTI XHAKA

Për kapitenin e Zvicrës, negociatat janë në një fazë të mirë. Tare ka marrë miratimin nga mesfushori, por në vend të kësaj duhet më shumë kohë për të arritur një marrëveshje me Bayer Leverkusen. Këta të fundit, me kontratën e fortë e kanë 'lidhur' Xhakën deri në vitin 2028 dhe po vlerësojnë ofertën e parë të kuqezinjve prej 10 milionë eurosh. Gjithashtu në garë është edhe Malick Thiaw, një mbrojtës i pëlqyer nga "Aspirinat" dhe të cilin Milani e vlerësoi me 35 milionë euro disa muaj më parë.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se rinumërimi i 44% të kutive të votimit do ndryshojë rezultatin?