Igor Tudor, trajneri i Juventusit

Sport

Igor Tudor i Juventusit: Kam bindje se djemtë do luajnë një Kupë Bote si protagonistë

18 Qershor, 15:52| Përditesimi: 18 Qershor, 15:55

  • Share

SHBA - Juventusi luan kundër skuadrës Al Ain nga Abu Dhabi për Grupin G të Kupës së Botës për Klube. Sfida luhet mëngjesin e të enjtes në orën 03:00 me atë shqiptare, ndërsa para duelit ka folur trajneri i 'Zonjës', Igor Tudor.

"Ka një dëshirë të madhe për të bërë mirë, djemtë janë të motivuar. E shoh mirë ekipin. Ka shumë ndeshje, do të mendojmë një nga një dhe pastaj do të shohim se ku do të arrijmë.

Objektivat e këtij klubi dihen dhe rezultatet janë pasojë e punës dhe lojës së mirë. Është hera e parë në këtë turne dhe djemtë duan të luajnë si protagonistë. A jam i lumtur? Jam gjithmonë i lumtur si person, por në punë është diçka tjetër", tha fillimisht trajneri i Juves.

Më pas Tudor tha se ata i respektojnë të gjitha ekipet, por janë aty për të fituar.

"Ne nuk erdhëm këtu për të marrë pjesë. Juve, kur merr pjesë, e bën për të fituar. Ne kemi respekt për të gjithë, janë ekipet më të mira në botë. Unë i njoh të gjitha ekipet, i kemi analizuar ato. Disa vijnë nga liga më pak të njohura, por ne duhet t'i respektojmë të gjithë. Ne duhet të përqendrohemi te vetja. Ne do të vendosim vetë për fatin tonë", vijoi ai.

Më pas kroati foli edhe për gjendjen e lojtarëve.  

"Locatelli u stërvit me ne, kyçi i këmbës ende e shqetëson pak, ndërsa  Koopmeiners është mirë, do të thoja se pothuajse është rikuperuar. Ai, ashtu si  Gatti, po stërvitet mirë me ekipin dhe është një shenjë e mirë që kemi dy lojtarë të këtij personaliteti në rrugën e tyre të kthimit.

Luajnë titullarë? Jo, jo ende, por ata ndihen më mirë dhe do të jenë me ne.  Rugani  do të na japë një dorë të madhe, është një lojtar i vlefshëm, stërvitet mirë, ka përvojë dhe e njeh këtë klub. Jam i lumtur që është këtu. Bremer, nga ana tjetër, do të jetë e vështirë për t'u parë përsëri në fushë këtu në SHBA, por dje u stërvit shumë, filloi të vraponte, të kishte duele. Është një hap i rëndësishëm, tani duhet të vazhdojmë pa rrezikuar asgjë. Është shumë mirë ta shohim atje me ne", tha Igor Tudor.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se rinumërimi i 44% të kutive të votimit do ndryshojë rezultatin?