Trajneri i Juventusit, Igor Tudor, ka theksuar se përballja me Interin këtë fundjavë nuk është thjesht një ndeshje për tre pikë, por një sfidë me rëndësi të jashtëzakonshme për titullin në Serie A. Derbi i Italisë do të zhvillohet të shtunën në orën 18:00 dhe vlen për raundin e tretë të kampionatit.
“Kjo është një ndeshje që vlen më shumë se tre pikë, kështu që është më e lehtë për mua të përgatitem për këto ndeshje", tha Tudor për DAZN Italia.
Trajneri kroat vlerësoi gjithashtu cilësitë e Interit.
“Interi është një ekip i shkëlqyer, me lojtarë të pjekur dhe me përvojë. Ne do të përqendrohemi në pikat tona të forta dhe pastaj do të punojmë mbi dobësitë tona. Në fund të ditës, do të shohim se kush do të bëjë më mirë”, tregoi ai.
Fjalët e Tudor tregojnë se Juventusi e sheh këtë përballje si një test vendimtar në garën për titullin, duke e konsideruar si një moment kyç për sezonin.
Komente
