Foto ilustruese

Kronikë

Igumenicë/ Po kthehej nga pushimet në Korfuz, arrestohet Edmond Bego

18 Gusht 2018, 21:42| Përditesimi: 18 Gusht 2018, 21:46

  • Share

Igumenicë- Është arrestuar ditën e sotme i shumëkërkuari shqiptar Edmond Bego, 48-vjeç. Bego po kthehej nga pushimet në Korfuz dhe nëpërmjet Igumenicës do kalonte në Shqipëri. Arrestimi është kryer nga  policia e Igumenicës, në bashkëpunim me sektorin e kontrollit të pasaportave të Sajadhës.

Bego kishte ndryshuar emrin në dokumentet e tij nga Edmond në Mondi Bega dhe me këtë identitet kishte kaluar nga Shqipëria drejt Korfuzit, bëjnë me dije burime për Shqiptarja.com. Bego është një person i shpallur në kërkim nga autoritetet italiane si pjesëmarrës në një organizatë kriminale për trafik kokaine dhe heroine.

Por kush është Mond Bego dhe pse konsiderohet si një i shumëkërkuar nga Policia?

Ish-drejtori i klubit të Futbollit të Lushnjes njihet si mik i Aldo Bares ndërkohë që është dënuar nga drejtësia italiane për trafik lëndësh narkotike të kryer më shumë se një herë. Bego ka qenë për një periudhë kohore edhe president i klubit lushnjar. Policia shqiptare e ka arrestuar disa herë Begon për trafik dhe shitje droge.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?