Deputetët e përjashtuar të PD, së bashku me kolegët e tyre, bllokuan hyrjet e parlamentit pasi garda i ndalonte të hyjnë ata pas vendimit të sekretariatit etik të Parlamentit. Përplasjet u përshkallëzuan deri në konfrontime fizike mes deputetëve të të dy kampeve politike. Një moment ka qenë dhe përplasja e deputetit socialist Frrok Gjini me deputetët e PD-së, Flamur Noka dhe Asllan Dogjani të cilët nuk po e lejonin të hynte brenda.
Flamur Noka: Kur të hyjmë ne pastaj!
Frrok Gjini: Mua mos më prek me dorë se bën gabim
Flamur Noka: Ik tani Frrok ik
Frrok Gjini: Mua të mos më prekë me dorë cilido qoftë se bën gabim
Për kokë të fëmijëve nuk ka bir k… të më ndalojë mua të hyj brenda o I vdekun o I gjallë, futem në parlament unë.
Flamur Noka: Kam një orë këtu
Asllan Dogjani: Ore ti mos më prek mua se kam një orë këtu. Unë do të hyj përpara ti pas mejeFrrok Gjini: Mos më prek me dorë. Ik se të degjeneroj grunë! Ik
Asllan Dogjani: Ti? Hajde provoje
Frrok Gjini: Hajde provojë
Flamur Noka: Hajde me mu të dalim.Frrok Gjini: Mos më prek me dorë.
Flamur Noka: Kam dy orë këtuFrrok Gjini: Nuk shkon kjo të iki unë. Nuk kthehem pas.
Të … (Ofendon)
Lajmi kryesor:
PD përsërit skenarin: Përplasje e flakë në Kuvend! S’lejon socialistët të hyjnë! Noka sërish me benzinë në Parlament, i vë flakën manekinëve! PS voton ligjet!(VIDEO)
S.G//ReportTv.al