Foto ilustruese

Ikën ‘Aleat’, Qeveria vendos krijimin e kompanisë shtetërore për prodhimin e pasaportave dhe kartave biometrike! I kushton buxhetit 20 mln lekë

14 Shkurt 2023, 16:39| Përditesimi: 14 Shkurt 2023, 18:16

  • Share

Këshilli i Ministrave ka vendosur krijimin e kompanisë shtetërore që do të prodhojë pasaportat dhe kartat biometrike. Ashtu siç është bërë me dije më parë, nuk do të jetë më Aleat-i i cili do të merret me prodhimin e pasaportave dhe kartave biometrike, por do t’i kalojë shtetit.

Kjo VKM i hap rrugë Ministrisë së Brendshme, e cila përfaqëson shtetin si pronar të 100 (njëqind) % të aksioneve të shoqërisë aksionare, që të punojë për ngritjen e kompanisë shtetërore brenda 30 ditëve. Krijimi i kësaj kompanie do t’i kushtojë buxhetit të 20 000 000 lekë.

Ende nuk dihet se çfarë çmimesh do të përcaktohen për pasaportat dhe kartat biometrike, por tarifat do të përcaktohen me udhëzim të përbashkët të ministrit të Brendshëm dhe të ministrit të Financave dhe Ekonomisë.

Aktualisht, shqiptarët, për të prodhuar një pasaportë personale duhet të paguajnë 7.500 lekë për një afat 15 ditor, ndërsa në një afat të përshpejtuar në vetëm 2 apo 3 ditë duhet të paguajnë 18.000 lekë, ndërsa për prodhimin e kartës së identitetit duhen 1.500 lekë.

Me kalimin e prodhimit të këtyre dokumenteve në duar të shtetit është hedhur ideja e uljes së çmimeve, por akoma nuk ka një vendimmarrje. Duke qenë se pasaporta është dokument jo i detyrueshëm dhe mund të bëhet me dëshirë, nuk priten shumë surpriza në ulje çmimi, por një gjë e tillë mund të bëhet me kartën e identitetit, e cila është e detyrueshme për personat mbi 16 vjeç.

Ky është koncensioni i dytë brenda pak kohësh që kalon nga koncensionari në duar të shtetit, pas atij të kontrollit teknik të automjeteve. Kontrata me Aleat përfundon në muajin korrik 2023. I gjithë kalimi nga “Aleat” në një kompaninë private do të bëhet brenda vitit 2023, dhe nisja e punës pritet të jetë gushti ose shtatori i këtij viti. “Aleat” ka detyrimin të vijoj prodhimin e dokumenteve edhe për një kohë të caktuar pas përfundimit të kontratës, derisa kompania shtetërore të jetë gati për të nisur punën.

Të gjitha asetet që janë krijuar nga kompania koncensionare, si burimet njerëzore, vendet e aplikimeve dhe pajisjet e investuara ndër vite, pritet t’i kalojnë kompanisë shtetërore, kjo e parashikuar që në kontratë dhe këtu nuk përfshihet problematikat dhe amortizimi i këtyre pajisjeve.

Kompania shtetërore do ofrojë kundrejt pagesës shërbimin e prodhimit dhe shpërndarjes së:

a) letërnjoftimit elektronik dhe pasaportës biometrike;
b) dokumentit biometrik (leje qëndrimi për të huajt për çdo motiv me përjashtim të lejes provizore dhe humanitare);
c) letërnjoftimit elektronik për personat që kanë përfituar statusin e refugjatit dhe mbrojtje plotësuese;
ç) dokumentit të udhëtimit për personat që kanë përfituar statusin e refugjatit dhe mbrojtje plotësuese;
d) çdo dokumenti tjetër biometrik që lëshon Ministria e Brendshme dhe institucionet në varësi të saj brenda fushës së përgjegjësisë shtetërore si dhe çdo shërbim tjetër në përputhje me qëllimin e krijimit dhe statutin e saj.

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)

 

 

 

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lui: 15/02/2023 13:30

    Mbase për pasaportat e të rriturve mund edhe mos të ulet, por fëmijët duhet me doemos të ulet çmimi. Për vetë faktin që dhe vlefshmëria nuk është e njejtë, por gjysëm periudhe kohore, edhe çmimi duhet të jetë 3750 lekë për pasaportat me afat kohor 5-vjeçar.

    Përgjigju
  • Iris: 15/02/2023 01:58

    Ide shume e mire,rendesi ka qe cmimi i ulet te mos ndikoje ne uljen e cilesise se dokumentave.Personalisht duhet qe shteti duhet te vendose pronesine e tij dhe ne gjera,apo objekte te tjera me rendesi kombetare.

    Përgjigju
  • Redi: 14/02/2023 21:05

    Kalimi i prodhimit te pashapirtave dhe kartave te identitetit eshte nje vlere e madhe e shtuar ne buxgetin e shtetit dhe jo oara te shqiptareve ne xhepin e privatit

    Përgjigju
  • Toni: 14/02/2023 19:46

    tani e ka qeveria databazen ....imagjino dmth se cdo behet me te dhenat ...zot na ruaj

    Përgjigju
    • Katunari: 15/02/2023 08:04

      Me thuj ne vend ne perendim qe pashapotat i ben nje kompani private? Nqs shteti nuk eshte ne gjendje te prodhoje as dokumentat e qytetareve te vet , athere eshte shtet bananesh. Me kete qeveria ka bere nje pune shume te mire. E vonuar do thoja. Biles qeveria duhet sa me shpejt te rishtetezoje hodrocentralet qe Berisha ja shiti turqve. Bistrica 1 , Bistrica 2.

    • Shkodrani-Belgjike: 14/02/2023 22:06

      Pse kur ska pas te dhenat e Shqiptarve qeverite e meparshme dhe tash. Çdo Shtet i ka te dhenat e qytetarve te vet.

  • Luli: 14/02/2023 17:51

    Ky eshte vertete një lajm i mirë. Ishte gabim i madh dhenia e të gjithë databazes kombëtare një kompanie të huaj. Siguria kombëtare është cënuar. Gjithsesi, më mirë vonë sesa kurrë.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?