OSBE në Tiranë do të përfaqësohet nga një shtetas italianë. Ambasadori i ri i saj që do të zëvendësojë Bernd Borchardt është Vincenzo Del Monaco.
Del Monaco, do të jetë kreu i ri i Prezencës së OSBE në Tiranë, ku lajmi është bërë i ditur përmes një postimi në Twitter të prezencës së OSBE në Tiranë.
"Shumë fat ambasadorit italian Vincenzo Del Monaco, i sapoemëruar si shefi i prezencës së OSCE në Shqipëri. Italia ju uron suksese në sfidën tuaj të re, për të mirën e agjendës së reformave të qeverisë shqiptare dhe popullit shqiptar”, thuhet në mesazhin e përfaqësisë italiane në OSBE-së.
Kreu i OSBE në Tiranë ka qenë ambasadori Bernd Borchardt, i cili u largua nga vendi ynë pas mandatit 4 vjeçar. Ambasadori Borchardt ka qenë shpesh në fokus të akuzave të partisë Demokratike në vendin tonë, por edhe Presidentit Meta të cilët e shpallën të padëshirueshëm në institucionet e tyre.
Bernd Borchardt
kanë ndërruar birren me verën
Përgjigju