Politikë

Ikën drejtoresha e Aviacionit Civil, Edlira Kraja, në vend të saj drejtori i Divizionit Teknik në 'Albcontrol'

24 Nëntor 2021, 18:29| Përditesimi: 24 Nëntor 2021, 21:31

  • Share

Nga sot, Maksim Et’hemaj do të jetë në krye të Autoritetit të Aviacionit Civil. Vendimi është marrë ditën e sotme nga Këshilli i Ministrave, i cili zëvendëson në këtë post Edlira Krajën. 

Kjo e fundit e ka mbajtur pozicionin e drejtoreshës prej prillit të vitit të kaluar, kohë kur u largua nga detyra Krislen Keri, në kulmin e pandemisë, e ndërsa Et’hemaj ka mbajtur më parë postin e drejtorit të Divizionit Teknik në “Albcontrol”. 

"Emërimin e drejtorit ekzekutiv të Autoritetit të Aviacionit Civil. Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 12, të ligjit nr.10233, datë 11.2.2010, “Për Autoritetin e Aviacionit Civil”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave. Vendosi: Z. Maksim Et’hemaj emërohet drejtor Ekzekutiv i Autoritetit të Aviacionit Civil. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”", thuhet në vendim. 

Këshilli i Ministrave  vendosi edhe që anëtari i këshillit drejtues të Aviacionit Civil, Etjen Xhafaj të zvendësohet nga Genc Resuli. Ky vendim është marrë me propozim të Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?