QSUT

‘Ikën dritat 2 orë e vdiqën 4 të intubuar' QSUT i përgjigjet Vokshit: E pavërtetë! Pati luhatje energjie, por jeta e pacientëve s’është cënuar

8 Prill, 13:44| Përditesimi: 8 Prill, 15:46

  • Share

1711573715_52763568732b8944a4554oscaled1.jpg

Qëndra Spitalore Universitare 'Nënë Tereza' ka reaguar pas deklaratës së deputetes së Rithemelimit, Albana Vokshi se mëngjesin e së premtes, kanë ikur dritat për dy orë në QSUT dhe për pasojë kanë humbur jetën 4 pacientë të intubuar. QSUT thotë se nuk ka asgjë të vërtetë për humbje jete të pacientëve.

Sipas QSUT-së në datën 5 prill në orën 1:30 të mëngjesit, punonjësit teknikë të shërbimit 24 orësh kanë konstatuar luhatje të energjisë elektrike pranë Shërbimit të Reanimacionit Qendror, por kjo nuk ka cënuar shëndetin e pacientëve.

QSUT thotë se reagimi i stafit teknik ka qenë i mënjehërshëm, duke i dhënë zgjidhje problematikës dhe duke bërë të mundur rikthimin e furnizimit me energji elektrike dhe normalizimin e situatës.

'QSUNT shpreh keqardhje për deklaratat e pavërteta në Komisionin për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë, të cilat afektojnë drejtpërdrejtë pacientët dhe shëndetin e tyre.
Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, sa i takon deklaratave të bëra nga anëtarët e komisionit për ndërprerje të energjisë elektrike në një prej godinave të këtij spitali sqaron si më poshtë vijon:
Në datë 5 Prill, në orën 1:30 të mëngjesit, punonjësit teknikë të shërbimit 24 orësh kanë konstatuar luhatje të energjisë elektrike pranë Shërbimit të Reanimacionit Qendror.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i teknikëve shtesë të gatishmërisë të QSUT-së të cilët në bashkëpunim me Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike i kanë dhënë zgjidhje kësaj problematike duke bërë të mundur rikthimin e furnizimit me energji elektrike dhe normalizimin e situatës. QSUNT sqaron opinionin publik se nuk ka asnjë të vërtetë sikurse është raportuar ditën e sotme për humbje jete të pacientëve dhe se shërbimi ndaj tyre nuk është cenuar në asnjë moment.'- thuhet në reagim.


Lajmi kryesor:

'Shëndetësia'/ Opozita kërkon dëgjesë me ministren për zjarrin në QSUT: Ende s’dimë shkakun! PS: Koçiu do flasë të enjten në Kuvend


M.Q./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?