Andrea Pirlo

Ikën Maurizio Sarri! Andrea Pirlo trajneri i ri i Juventusit deri në 2022

8 Gusht 2020, 20:44| Përditesimi: 8 Gusht 2020, 20:48

  • Share

ITALI- Humbja përballë Lyon, e rrjedhimisht dhe eliminimi nga Champions League i ka kushtuar shumë trajnerit Maurizio Sarri! Klubi ka njoftuar ditën e sotme se ka ndërprerë marrëdhënien me teknikun 61-vjeçar, e megjithatë nuk ka vonuar zyrtarizimi i trajnerit të ri!

Ai është ish- mesfushori Andrea Pirlo! 41-vjeçari pritet të marrë drejtimin e skuadrës, ku mësohet se ka nënshkruar një kontratë deri në vitin 2022. Ka qenë vetë klubi që kanë zyrtarizuar blerjen më të re në stolin e bardhezinjve.

“Do të jetë Andrea Pirlo trajneri i ri i Juventusit. 41 vjeç, i lindur në Fiero në provincën e Breshias, Andrea Pirlo ka një karrierë legjendare si futbollist që e ka çuar të fitojë gjithçka, nga Liga e Kampioneve te Kupa e Botës. Në katër vitet e tij në drejtimin e mesfushës së Juventusit, Pirlo ka fituar po që tituj kampion, një Kupë Italie dhe dy Superkupa.

Sot, fillon një karrierë e re e tij në botën e futbollit. Siç ishte thënë rreth një javë më parë, nga Maestro në Mister. Nga sot, për popullin juventin do të jetë Misteri, pasi klubi ka vendosur t’i besojë drejtimin e ekipit të parë, pasi e kishte përzgjedhur për Juventusin U23. Zgjedhja e sotme bazohet në bindjen se Pirlo ka gjithçka duhet për të drejtuar, që në debutimin në pankinë, një ekip ekspert dhe me talent për të ndjekur suksese të reja. Andrea Pirlo ka firmosur sot një kontratë dyvjeçare, deri në qershorin e vitit 2022”, shkruhej në njoftimin e Juventusit.

1596912466_sarri2019kfvwfdmucyf11r1omnhzylokz.jpg

Maurizio Sarri

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?