Gjyqtari i Beratit, Kostika Çobanaqi nuk do të jetë më pjesë e drejtësisë. Gjyqtari ka dhënë dorëheqjen nga detyra në dhjetor të vitit 2020. Shkaku i dorëheqjes dyshohet të jetë procesi Vetingut. Verifikimi i trefishtë për gjyqtarin e Beratit kishte nisur që në nëntor të vitit 2019. Në 12 nëntor të vitit 2020, Komisioni i Pavarur i Kualifikimi, organi bazë i Vetingut, i ka dërguar gjyqtarit dosjen me rezultatet e hetimit, ndërsa i ka kaluar atij barrën e provës, për të shpjeguar të kundërtën e rezultateve të hetimit në ngarkim të tij. Në një kohë kur KPK priste shpjegimet, është informuar është informuar nga gjyqtari se kishte paraqitur pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor, kërkesën e tij për dorëheqje, e cila është pranuar.
Vendimi i pranimit të dorëheqjes nga KLGJ është marrë në 10 dhjetor 2020. Një ditë më parë, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, është mbledhur ku ka vendosur të ndërpresë procesin e Vetingut për gjyqtarin Çobanaqi. Në të njëjtën kohë, KPK ka vendosur të përjashtojë gjyqtarin për 15 vjet nga e drejta për t’u bërë pjesë e drejtësisë. Emri i gjyqtarit është përfolur në një dosje të Krimeve të Rënda. Në vitin 2018, Mati Simoni dhe Gjergji Bumbli, janë dënuar përkatësisht me 6 dhe 8 muaj burgim për akuzën e ndikimit të paligjshëm ndaj gjyqtarit për të favorizuar një të pandehur në gjykim.
Prokurori mori në pyetje gjyqtarin Çobanaqi, i cili ka thënë se atë vit ka gjykuar rreth 400 çështje dhe se nuk e mbante mend rastin në fjalë. Prokuroria nuk gjeti asnjë provë kundër gjyqtarit. Ndërkaq, me largimin e Kostika Çobanaqit, shkon në 56 numri i gjyqtarëve dhe prokurorëve, të cilët kanë dhënë dorëheqjen nga drejtësia që kur ka nisur zbatimi i ligjit të Vetingut.
Të gjithë këta " gjyqëtar " ( më kurse të Saliut)" duhet të marrin atë drejtësi të tillë siq edhe vetë e prejudikonin
Përgjigju