Ikën nga nënkryetar i bashkisë Tiranë, Arbi Mazniku merr postin e ministrit të ri për Shtetin dhe Pushtetin Vendor

4 Shtator 2023, 19:04| Përditesimi: 4 Shtator 2023, 19:07

  • Share

1673969524_202003041954190403200072oXi6Et4.jpg

Arbian Mazniku do të jetë ministri i ri për Shtetin dhe Pushtetin Vendor, një ministri e krijuar sot. Arbjan Mazniku ka mbajtur postin e nënkryetarit të Bashkisë së Tiranës që nga shtatori i vitit 2015.

Më parë, ai ka qenë zëvendësministër i Arsimit dhe Sportit për periudhën 2 vjeçare. Para se të merrte përsipër këto detyra, Arbjani ka qenë Drejtor Ekzekutiv i Institutit AGENDA, një organizatë në Tiranë që merret me kërkime dhe analiza të politikave publike në Shqipëri, sidomos në fushën e qeverisjes, Integrimit Europian dhe zhvillimit ekonomik dhe social.

Në janar të vitit 2008 Mazniku ka punuar për MJAFT, lëvizja civile më e suksesshme, e cila nxiti reagimin dhe aktivizimin e të rinjve për çështje të ndryshme politike e sociale.

Nga vitet 2005-2007, Arbjan Mazniku ka qenë Drejtor për Politikat e brendshme në MJAFT dhe nga viti 2003-2005 ka qenë Drejtor Komunikimi në MJAFT.

Përpara aktivizimit në MJAFT, Arbjani ka drejtuar Shoqatën Ndërkombëtare të Debateve në Shqipëri për 3 vjet, duke kordinuar programet e debatit për Gjimnazet dhe Universitetet.

Arbjan Mazniku ka studiuar për Gazetari në Universitetin e Tiranës dhe zotëron një Master në Profilin Komunikim Politik nga Universiteti Sheffield në Britaninë e Madhe.


Lajmi kryesor:

Asambleja e PS/ Rama ndryshon gati gjysmën e kabinetit qeveritar! Emrat e ministrave të rinj! Largohen Kushi, Xhaçka, Krifca, Bilali dhe Ekonomi


M.Q./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?