Një tjetër i pakënaqur nga listat e kandidatëve për deputet të PD në Tiranë, ka dhënë dorëheqjen.
Andi Mustafaj nga departamenti ‘Brain Gain’ i PD ka deklaruar përmes një postimi në rrjetet sociale se nuk do të jetë kandidat për deputet në zgjedhjet e ardhshme.
“Të dashur demokratë. Ju vë në dijeni se, në marrëveshje me zotin Berisha, nuk do të jem kandidat për deputet në zgjedhjet e ardhshme. Ky vendim nuk e ndryshon faktin që do të jem deri në fund në llogoren time për t'i shërbyer fitores së Partisë Demokratike”, shkruan ai.
Lajmi kryesor:
Berisha shpërblen besnikët në lista, i ikin 12 deputetë! Dash Sula: Më përjashtuan se jam ‘SPAK-ist’! Tërhiqet edhe më i votuari i Primareve në Tiranë
S.B/ReportTv.al