Ikën Rrumbullaku e 12 drejtorë, reagon Rama: Hapet konkursi për Drejtorin e ri! Ripërtëritje e të gjithë skuadrës së drejtuesve të lartë të Policisë së Shtetit

6 Shtator, 16:55| Përditesimi: 6 Shtator, 19:58

  • Share

1725637582_1725438316edirama.png

Për herë të parë në publik si Ministër i Brendshëm, Ervin Hoxha u kërkoi 12 drejtorëve të policive në qarqe të dorëzojnë detyrën. Në një takim që zgjati vetëm 10 minuta me të gjitha strukturat drejtuesve në vend, Hoxha shprehu mirënjohje dhe i hapi rrugë të rinjve për t’u bërë pjesë e rangjeve më të larta drejtuese të bluve.

Në një reagim në facebook Kryeministri Edi Rama thotë se kjo do të pasohet menjëherë nga procesi ligjor dhe meritokratik i ripërtëritjes së të gjithë skuadrës së drejtuesve të lartë të Policisë së Shtetit”, s

“Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, informon trupën e Policisë së Shtetit dhe opinionin publik, për çeljen e një kapitulli të ri në rrugën e uniformave blu drejt Shqipërisë2030????????
Në zbatim të ligjit të ri për Policinë e Shtetit, hapet konkursi për drejtuesin më të lartë të policisë, që do të pasohet menjëherë nga procesi ligjor dhe meritokratik i ripërtëritjes së të gjithë skuadrës së drejtuesve të lartë të Policisë së Shtetit”, shkruan Kryeministri Edi Rama në një postim në Facebook.

Ndërkohë, ministri Hoxha në takimim me drejtuesit e Policisë së Shtetit ka thënë se “sot koha për një gjeneratë të re drejtuesish. Tani nuk duhet ta nisin punën nga gremina por në një nivel të rritur, dhe nuk ka asnjë justifikim për të mos e çuar policinë  në nivele europiane


Lajmi kryesor:

‘Furtunë’ në Policinë e Shtetit, ikën Rrumbullaku dhe drejtuesit e 12 qarqeve! Ministri: Garë me meritokraci! Komandohet në krye të bluve Bizhga


S.G//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?