Me shumë më tepër kompetenca se SHÇBA, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore do të ketë disa funksione të rëndësishme, duke nisur nga dhënia e Certifikatës së Sigurimit të Personelit, vetingu në polici, e deri tek përgjimet ambientale.
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, struktura më e re që ka zëvendësuar Shërbimin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave në Ministrinë e Brendshme, tashmë ka nisur punën. Më ndryshimin e ligjit, kjo agjenci merr një sërë kompetencash që nuk i kishte SHÇBA. Agjencia për Mbikëqyrjen Policore do të mund të lëshojë certifikata sigurimi për punonjësit e strukturave shtetërore, që më parë lëshoheshin nga Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar.
Në dallim nga SHÇBA, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka kompetenca më të shtuara në hetimet për të gjitha parregullsitë në Policinë e Shtetit, Gardë të Republikës dhe Shërbimit Zjarrfikës. Përveç Certifikatës së Sigurimit të Personelit, AMP do të kryej vetting të shefave të policisë që do të pretendojnë poste të larta dhe do të kryejë testin e poligrafit. Ky i fundit u implementua për herë të parë në Shqipëri në garën e drejtuesit të Byrosë Kombëtare të Hetimit, ndërsa tashmë do t’a vijojë Agjencia e Mbikëqyrjes Policore. Agjencia, do të ketë të drejtë të kryej edhe përgjime ambientale për rastet e hetimeve që i konsideron të nevojshme.
Nëse SHÇBA ka qenë një strukturë gradash, AMP është sot strukturë civile, çfarë shmang konfliktin e interesit me subjektet që mbikëqyr dhe përmirëson procesin e rekrutimit dhe motivimit të punonjësve të rinj. Një ndër dallimet më thelbësore mes SHÇBA-së dhe AMP-së është edhe emërimi i titullarit. Drejtuesi i Agjencisë emërohet dhe lirohet direkt nga kreu i ekzekutivit, ndërsa kreu i SHÇBA-së emërohej nga ministri i Brendshëm.
Pavarësisht hyrjes në fuqi të ligjit, puna për draftimin e miratimin e akteve ligjore dhe nënligjore, që bëjnë të mundur implementimin e ligjit, nisur nga rregullorja dhe struktura organike, do të zgjasin deri në gjashtë muaj.
Po mire bre, po ata qe po bejne vettingun e policise aktualisht, do bwhen pjese e kesaj agjensie? Besoj po. Por sthuhej gjekundi
Përgjigju