Ikën Voltana Ademi, Bardh Spahia merr zyrtarisht drejtimin e Bashkisë së Shkodrës

31 Mars 2022, 18:08| Përditesimi: 31 Mars 2022, 19:40

  • Share

SHKODËR- Bardh Spahia ka marrë sot zyrtarisht detyrën si kreu i Bashkisë së Shkodrës. Në ceremoninë e betimit, ka qenë e pranishme edhe Voltana Ademi, teksa në fjalën e tij të parë si numri një i Shkodrës, Spahia tha se do të shërbejë për të githë qytetarët, pa asnjë përjashtim. 

"Nisin sot së bashku një mision për t'i shërbyer Shkodrës dhe shkodranëve, për besimin që ata më dhanë. Falenderimi im është për të gjithë, pa përjashtim, për ata që më votuan dhe për ata që për një arsye apo një tjetër, nuk më votuan. Kam bërë një premtim, do të jem kryetar i të gjithë shkodranëve, pavarësisht nga zgjedhja e tyre në datën 6 mars. Ky mandat është i shkurtër, por ne do të bëjmë maksimumin, jo vetëm për të realizuar projektet, por për të gjetur mundësi të tjera për të shtuar investimet në Shkodër. Duhet të bashkëpunojmë të gjithë bashkë, pa asnjë dallim, për Shkodrën dhe shkodranët. Tani është momenti për të nisur punën për shtëpinë tonë të përbashkët, për të ndërtuar të sotmen, me vështrimin nga e ardhmja. Nga dita e sotme, unë si kryetar i bashkisë dhe ju si këshilltarë bashkiakë, nisim së bashku një rrugëtim me synimin për t'i shërbyer sa më mirë Shkodrës dhe shkodranëve. Para se të jemi në këto detyra, para se të jemi përfaqësues të një subjekti të caktuar politik, që na ka propozuar dhe mbështetur, jemi shkodranë", u shpreh kryetari i ri i bashkisë Shkodër, Bardh Spahia.  

Nga ana tjetër, Ademi ka bërë mesazhin e saj të fundit, ku ka qenë i mbushur me falenderime, teksa 7 vite i ka quajtur aspak të lehta. Megjithatë, ajo tha se do të vijojë që të japë kontribut për Shkodrën dhe shkodranët.

"Kanë qenë 7 vite jo të lehta për të gjithë. Kemi kaluar së bashku shumë sfida, kemi tejkaluar nga rruga jonë shumë pengesa. Çdo gjë e kemi arritur bashkë, duke u mbështetur tek njëri- tjetri, duke menduar së pari si qytetarë, për nevojat dhe vizionin tonë për Shkodrën. (...)Me të gjitha mundësitë e aftësitë e mija, unë do të vazhdoj të jap kontributin tim për Shkodrën e shkodranët. Qe në vitin 2015 e deri me sot, pozicionin e kryetares së bashkisë e kam vlerësuar si mundësi për të përmirësuar jetën e bashkëqytetarëve tane. Falenderoj veçanërisht familjen time për mbështetjen e pa kursyer për angazhimin tim në këtë detyre", tha Ademi.

Spahia ishte kandidati i Komisionit të Rithemelimit të drejtuar nga Sali Berisha. Ai mundi në këtë garë kandidaten e PS, Majlinda Angoni si edhe kandidatin e PD-së, Xhemal Bushati.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ju flet 20%-shi: 31/03/2022 19:53

    He Bardho. Kryetar me pakice te cilesuar votash e? E gezofsh 20% e votave totale qe ke marre. Mos vidh se vjen fundi i mandatit dhe s’ke ku futesh pastaj.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?