Iker Casillas i ka befasuar të gjithë me një postim në rrjetet sociale. Ish-gardani i Real Madrid, Portos dhe Spanjës është shpreshur se është homoseksual dhe se kërkon respektin e ndjekësve. "Shpresoj që të më respektoni, jam homoseksual. Gëzuar të dielën", ka shkruar 41 vjeçari në kanalet e komunikimit.
Pas orësh që lajmi qarkulloi në media, postimi është fshirë. Më pas ka qenë një tjetër reagim i Casillas që tregon se llogaria e tij në Twitter ishte hakuar dhe se dikush kishte shkruar pa lejen e tij. Asgjë të vërtetë në lajmin që mori dhenë dhe u bë temë dite në mediet evropiane.
Kujtojmë se për vite me radhë Casillas ka qenë i martuar me yllin e televizionit, Sara Carbonero dhe së bashku kanë dy djem. Vitin e shkuar çifti u divorcua pas vitesh martesë, me Casillas që asnjëherë nuk tregoi arsyen e ndarjes. Reagimi i fundit i Casillas nuk është pritur mirë nga tifozët, teksa në rrjetet sociale janë shprehur se profili i tij mund të jetë hackuar.
Në "cicërimën" e ish-gardianit 41 vjeçar ka komentuar edhe Carles Puyol, ish-kapiteni i Barcelonës dhe Spanjës. "Është koha të tregojmë historinë tonë", shkruan Puyol që e ndan komentin edhe me puthje dhe zemra.
Postimi i Iker:
"Më hakuan llogarinë", kështu e ka nisur reagimin e tij Iker Casillas në lidhje me lajmet se ish-portieri kampion i Spanjës dhe Real Madrid pranoi homoseksualitetin e tij. Gjithçka i faturohet një sulmi në llogarinë e 41 vjeçarit, me komentet që kanë qenë të shumta. "Më hakuan llogarinë. Tanim gjithçka është në rregull. Një ndjesë për të gjithë ndjekësit e mi dhe sigurisht një kërkim ndjese të gjithë komunitetit LGBT", shkruan Casillas.
Iker Casillas në një reagim në rrjetet sociale tregoi se është homoseksual dhe se kërkonte respekt. Në "cicërimën" e ish-gardianit 41 vjeçar ka komentuar edhe Carles Puyol, ish-kapiteni i Barcelonës dhe Spanjës. "Është koha të tregojmë historinë tonë", shkruan Puyol që e ndan komentin edhe me puthje dhe zemra. Ende nuk është e qartë nëse dikush ka hackuar adresën e Casillas, me mediet ndërkombëtare që kanë si lajm kryesor deklaratën e spanjollit.