Eno Mata, shqiptari autor i grabitjes së argjendarisë në Greqi

Kronikë
Top 24

I kërkuar për vrasjen e avokatit grek, kapet shqiptari duke grabitur argjendarinë në Greqi

2 Shkurt 2019, 10:17| Përditesimi: 2 Shkurt 2019, 11:08

  • Share

Një 32-vjeçar shqiptar i cili njihet si një nga dy kriminelet më të kërkuar për vrasjen e avokatit grek Michalis Zafiropoulos, është një nga autorët e grabitjes që ndodhi këtë të enjte në Ambelokipi, në Greqi.

Sipas mediave greke bëhet fjalë për Eno Matën, i cili akuzohet për vrasjen e avokatit grek ngjarje e ndodhur në tetor të 2017-ës, i cili në bashkëpunim me një person mësohet se kanë grabitur këtë të enjte një dyqan argjendarie në Greqi.

Mediat greke bëjnë të ditur se oficerët e policisë që shqyrtuan videot nga kamerat e dyqanit identifikuan grabitësin  shqiptar të  pamaskuar, i cili  ishte ai që kishte goditur vajzën e pronarit të dyqanit.

Përveç vrasjes së avokatit grek  Mihalis Zafiropulos, që Eno Mata  kreu bashkë me  një person tjetër Ibrahim Brahimaj  mësohet se 32-vjeçari shqiptar ka kryer dhe vjedhje të tjera , në dyqane bizhuterish dhe një bankë në Messina ku më pas ai ishte arratisur më makinë në Messini. Në vjedhjen e kryer në  një dyqan argjendarie në Zagrafou të ndodhur në vitin 2018-të , ai kishte lënë një shënim me pseudonimin “Maradona Fluturues”  në të cilën ai thoshte se  s’kishte të bënte me rastin e vrasjes së Zafeiropoulos për policinë ku vinte në dijeni se është hajdut, por  jo vrasës.

Komento

Komente

  • Ledi: 02/02/2019 18:19

    Po Si ka munsi Si mbas policis greke pasen marr pjese me vra ni njeri gjysma e shqiptarve qe jetojn ne Greqi te mutit.

    Përgjigju
  • A ka tru apo ska ?: 02/02/2019 13:22

    Po si i akuzuar per vrasjen evokatit ne vend qe te zhduket Po vazhdon vjedh argjendari??? Ik ne burg tashi te vrasin si shokt tu

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet t’u jepet mundësia prokurorëve të SPAK të rikandidojnë?