'Niko Dovana' në terr

Sport

Ikin dritat në stadiumin e Durrësit, Teuta - Egnatia ndërpritet për pesë minuta

15 Dhjetor 2024, 17:20| Përditesimi: 15 Dhjetor 2024, 17:32

  • Share

DURRËS - Në stadiumin "Niko Dovana" ndeshja e javës së 18-të në Superligës me Teutës dhe Egnatias u ndërpre për pesë minuta. Në minutën e 37-të të ndeshjes në impiant pati një "black-out" për shkak të ikjes së energjisë elektrike.

Loja u ndërpre dhe skuadrat qëndruan për pesë minuta pa luajtur, derisa energjia u rikthye dhe prozhektorët e stadiumit ishin gati për të ndriçuar në fuqi maksimale. Pjesa e parë u mbyll në epërsinë 1-0 të Teutës.

Kujtojmë se edhe dje në Shkodër sfida mes Vllaznisë dhe Laçit nisi me 11 minuta vonesë për shkak të problemeve me energjinë elektrike në "Loro Boriçi".

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni gjendjen e sigurisë në vend?