Foto ilustruese

Sociale

Ikin rrebeshet, fundjava sjell ulje temperaturash! Në zonat malore reshje bore

23 Nëntor, 07:24| Përditesimi: 23 Nëntor, 07:27

  • Share

Rrebeshet dhe stuhitë i kanë lënë vend temperaturave më të ulëta. Për ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, kryesisht në pjesën e parë të ditës.

Reshjet e shiut parashikohen të jenë me intensitet të ulët deri mesatar në orët e paradites, ndërsa më pas do të lokalizohen në lindje-juglindje të vendit, në formën e shtrëngatave afatshkurtra lokale deri në mesditë.

Temperaturat kanë pësuar rënie, ku nga 19 gradë celsius që ishin temperaturat maksimale një ditë më parë, sot shkojnë në vlerat 13 gradë celsius. Ndërkohë, temperaturat minimale do shënojnë deri në -5 gardë celsius në zonat malore.  

Në Alpe dhe në relievet malore në veri-verilindje-lindje në lartësinë mbi 700m parashikohen reshje dëbore me intensitet të ulët deri mesatar, ndërsa në relievet malore në jug në lartësinë mbi 900-1000m reshje dëbore me intensitet të ulët.

Pas orëve të mesditës parashikohet ndërprerje e reshjeve të shiut dhe të dëborës.

Era do të fryjë nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 3-12m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare në orët e paradites do të arrijë shpejtësi 13-21m/s, shoqëruar me dallgëzim në dete të forcës 3-6ballë.

Ditën e Diel moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-juglindje me shpejtësi mesatare 2-7m/s, shoqëruar me valëzimin në dete te forcës 1-2ballë.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?