Sociale

Ikja 40% e forcës punëtore, eksperti Erion Muça: Tregon urinë që ka tregu i punës në vendet perëndimore! Kompanitë duhet të përkrahin punonjësit

26 Shkurt, 13:31| Përditesimi: 26 Shkurt, 13:55

  • Share

TIRANË - Eksperti i punësimit Erion Muça foli sot në Report Tv për largimin masiv të punonjësve shqiptarë drejt tregut perëndimor të punës. Muça thekson për Nertil Agalliun në ‘Sot Live në Shqipëri’ se ikja e 40% të forcës punëtore, tregon agresivitetin e tregut të punës në disa prej vendeve perëndimore.

'Tregon lëvizjen për punë, si elementin kryesor për kërkim për hapësira më të mira dhe për tu paguar më mirë. Na ekspozon si treg me urinë që kanë vende të zhvilluar të Evropës perëndimore për forcë pune. Duke na ekspozuar ndaj politikave agresive dhe duke na lënë në vështirësi për të mbuluar nevoja që kanë sipërmarrje për të mbuluar vakanca që kanë kompani.'

Muça shton se tregu ynë nuk mund të konkurrojë përballë tregut të vendeve si Austria, Gjermania apo Franca.

'Jemi realisht në pozitat ku ndodhemi aspak konkurrues, jemi përpara vrullit dhe politikave agresive të vendeve si Austria, Gjermani apo Franca. E pamundur të ndalohen të frenohet kjo lëvizje. Duke krijuar me mundësitë që kemi për të shfrytëzuar nevojat që ka biznesi. Zgjidhja kryesore lidhet me modernizimin e vendit, ndryshimin e filozofisë.'

Një zgjidhje e mirë është që kompanitë të nxisin më shumë punonjësit me paga dhe përfitime që ata të rrinë dhe të mos ikin.

'Kur sipërmarrjet kanë ecuri të mirë financiar s’kanë pse të mos ia shpërndajnë me rritje pagash punonjësve. Me qëllim që çdo punonjës ta ndjejë veten si në shtëpinë dhe në mënyrë periodike përkrahjen e punëdhënësit e vet. Dihet që shqiptarët i marrin vendimet emocionalisht. Do kenë një motiv më shumë për të mos u larguar.'

Ajo që nxit më shumë forcën punëtore të lëvizi është dhe niveli i pagës por edhe gjendje në kushtet e një punësimi sezonal në Shqipëri.

'Kemi ritëm shumë të largët të largimeve, ka ndikim dhe punësimi sezonal. Kërkesat më të mëdha janë për nivel punonjësi me arsim elementar. Instrumenti që nxit lëvizjen e punës është niveli i pagës. Lëvizja për pune është për ata që kanë formim elementar. Një pagë më e lart në perëndim është më atraktive.'

G.K/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?