Presidenti i ri që do të pasojë Ilir Metën në krye të shtetit shqiptar do të ketë akses në informacionet sekrete të shtetit shqiptar, të NATO-s dhe BE-së etj., pa u verifikuar për kushtet e sigurisë. Të njëjtin status do të ketë në raport me informacionet sekrete edhe kryeministri Edi Rama. Kështu parashikon një projekt i qeverisë për një ligj të ri për ruajtjen e informacionin e klasifikuar. Nga të gjithë funksionarët e lartë të shtetit shqiptar, nisma ligjore përcakton që vetëm presidenti dhe kryeministri, autorizohen që të kenë akses në tek informacioni i klasifikuar iu nënshtruar procedurave të verifikimit të sigurisë.
Çdo funksionar tjetër do t’i nënshtrohet verifikimit të kushteve të sigurisë, për t’u pajisur me certifikatë sigurie, për t’u njohur me informacionet sekrete. Informacioni i klasifikuar sekret përfshin çdo informacion të një natyre të tillë që prodhohet nga institucionet ligjzbatuese shqiptare, NATO-s, BE, shtetet dhe/ose organizatave të huaja, me të cilat Shqipërisë ka marrëveshje sigurie.
Drafti vjen në një kohë kur ka një shqetësim dhe alarm në rritje për depërtimin e spiunazhit rus në vendet Ballkanit, sidomos në vendet anëtare të NATO-s dhe aleate të SHBA-ve.
Nisma ligjore me 80 nene, i cili do të zëvendësojë ligjin e vitit 1999, me 33 nene, aktualisht në fuqi, parashikon hollësisht edhe rrethanat dhe kushtet ku një individi i hiqet certifikata e sigurisë. Sipas nismës ligjore që pritet të miratohet nga Kuvendit, për t’u kthyer në ligj, do të humbasin certifikatën e sigurisë personat e varur nga alkooli dhe përdoruesit e drogës. Do t’u hiqet certifikata e sigurisë personave që kanë sjellje të keqe, që kanë tendenca kriminale dhe risk përfshirje në krim të organizuar.
Nuk do të pajisen dhe nëse e kanë do t’u hiqet certifikata e sigurisë personave që kanë, janë apo tentojnë të angazhohet fshehurazi në organizata paligjshme, në veprimtari spiunazhi, terrorizmi, tradhtie, rebelimi apo dhune të armatosur ndaj rendit kushtetues. Ata që nxisin dikë të kryejë veprimtari spiunazhi, terrorizmi, tradhtie, rebelimi apo dhune të armatosur ndaj rendit kushtetues. Në këtë listë të zezë përfshihen edhe bashkëpunëtorët e këtyre personave si dhe mbështetësit e tyre dhe të organizatave të paligjshme.
Do t’u hiqet certifikata e sigurisë për t’u njohur me informacione sekrete personave që kanë fshehur apo keqprezantuar një informacion të një rëndësie të madhe, ata që kanë gënjyer në gjatë plotësimit të pyetësorit të sigurisë apo intervistës së sigurisë, si dhe personat e dënuar për një apo për shumë vepra penale.
Në këtë listë janë përfshirë edhe personat, të cilët me anë të veprimeve konkrete ka shprehur mungesë besnikërie, besueshmërie dhe sigurie, ata që kanë shkelje sigurie apo që kanë tentuar dhe ka arritur të kryejë aktivitet të paautorizuar në sistemet e komunikimit të informacionit të klasifikuar.
At’her i bie qe Meta te lihej roje stallash sepse nuk prrmbush asnje kusht nga rjeshtat e mesiperme, krejt e kunderta eshte se permbush te gjitha pikat negative.
PërgjigjuSe clidhje drafti ne Meten, ec e gjeje. Edhe aktulisht President dhe Kryeminister nuk verifikohen se po te qe, asnjeri si permbush kushtet: qofte Mete dallaverja apo Rame dallkauku.
Përgjigju