Politikë

Ikja e shqiptarëve, aleati i Bashës kritikon Berishën: S'u tregu i zgjuar! Fenomeni nuk filloi me Ramën

31 Janar 2020, 23:17| Përditesimi: 1 Shkurt 2020, 13:44

  • Share

TIRANE-Largimi i të rinjve nga vendi ishte temë e emisionit mbrëmjen e sotme në "Pa Protokoll" në Report Tv. Aleati i Lulzim Bashës, kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi u shpreh se për shpopullimin nuk e ka fajin vetëm qeveria aktuale, por edhe e kaluara që nuk hartoi një program për të ndaluar largimet pas hapjes së kufijve me lëvizjen e lirë në 2010. Megjithatë ai akuzoi se qeveria Rama nuk ka bërë asgjë për të ndaluar valën e largimeve. Por cfarë duhet të bëjë? Kryesore për Shehin është rritja e pagave dhe kushtet më të mira.

"Edhe me qeverinë e parë nuk u bë kurrë një program për të ndaluar largimin. Ditën që u hoqën vizat duhet të mendonin se do të kishim një treg të ri migrator, pasi njerëzit do të kishin mundësi më shumë, duhet të kishte filluar rritja e rrogave për të tentuar bllokimin. Qeveria e kaluar nuk u tregua shumë e zgjuar për të kuptuar se kur do të hiqeshin vizat do të vinte kjo. Ne jemi popullsi e plakur sot. Kjo qeverisje ka përgjegjësi se nuk ngre pagat, atmosfera politike është e zyrë, ka frymë dhune. Ndikon edhe situata politike. Opozita është gjithmonë opozitë. Kjo qeveri që është këtu duhet të marrë përgjegjësitë e veta dhe u bë vite që nuk bën dicka.

I ka qëlluar kësaj qeverie që të jetë e keqja. Ashtu sikur i ra shorti për drejtimin e OSBE-së. Ky vetëm nuk mund ta zgjidhë, fenomeni nuk ka filluar me ardhjen e tij apo do ta zgjidhim ne nesër por të tentojmë ta përmirësojmë këtë grafik. Edhe po të vijmë ne nesër nuk e bëjmë për një ditë, por të bëjmë një politikë ndryshe që të shtohen fëmijët dhe citet e reja të rrinë këtu" tha ai. Kryetarja e Komisionit të Ekonomisë Milva Ekonomi radhiti disa nga vendimet që ka marrë qeveria për të ndaluar largimin e të rinjve. "Qeveria mendon se hapja dhe lëvizja i shërben edhe konkurrencës së brendshme të vendit. Qeveria beson te talenti. Studentët e ekselencës u punësuan në administratë për të sjellë gjërat e reja" tha ajo.  

/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • O tej: 01/02/2020 16:53

    O Dash rakia nga te shkon Lopa nuk te shkon Dhia

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Produkte me pesticide, sa besim keni te siguria ushqimore në Shqipëri?