IKMT aksion në Golem për shembjen e kabinave të vjetra të pushimit, jetonin 12 familje, Bashkia e Kavajës: Janë të dëmtuara nga tërmeti, po i prishim për çështje sigurie

12 Prill 2022, 11:29| Përditesimi: 12 Prill 2022, 13:17

  • Share

Në vazhdën e aksioneve të IKMT në vijën bregdetare të Kavajës, po prishen edhe disa kabina të vjetra pushimi, të ndërtuara pranë zonës së plazhit që në vitet '60. Këto godina kanë qenë të parikonstruktuara, ndërsa vetëm pak javë më parë nga Bashkia e Kavajës u mor vendimi për shembjen e tyre.

Në këto godina banonin 12 familje, kryesisht të të komunitetit rom, por që nuk zotëronin dokumentet e duhura të pronësisë dhe për këtë arsye janë lajmëruar t'i lironin. Ata ishin vendosur aty që prej 30 vitesh, ndërsa do të marrin bonus qiraje nga Bashkia deri sa të sistemohen.

Sipas Bashkisë së Kavajës, këto godina po shemben për arsye sigurie, për shkak se kanë pësuar dëmtime nga tërmeti i 26 nëntorit.

Godinat janë në vijë të parë bregdetare, vetëm 50 metra larg detit, ndërsa nuk ka një numër ekzakt të atyre që do të shemben.

Deri më tani Bashkia ka njoftuar vetëm për shembjen e godinave, por nuk bëhet me dije si do të shfrytëzohet territori që mbetet bosh.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?